Kryebashkiaku, z.Gjonaj priti në një takim pune drejtoreshën e bordit të besimit të organizatës “Sot për të Ardhmen”, znj. Nikki Doçi dhe znj. Krista Kafer nga Denver, të cilat shoqëroheshin nga znj.Fabiola Laço Egro, drejtuese e rrjetit të qendrave komunitare. Kryefjalë e ketij takim ishin mundësitë e perspektivat e të rinjëve dhe grave në Pukë, mbështetja e tyre me sherbime sociale e profesionale. Ndër të tjera kreu i bashkisë shtroi dhe mundësitë e bashkëpunimit të përbashkër në ngritjen së shpejti të Qendrës për Turizëm e Zhvillim Rural që do të kthehet në një qendër model shkëmbimi eksperience e rritje aftësish në fushen e agroturizmit e turizmit malor për gjithë Veriun, e pse jo dhe në rajon falë bashkëpunimit me partnerët në Kosovë, Mal të Zi e Serbi.
“Sot për të Ardhmen” është një nga partnerët e bashkisë Pukë, e cila kontribuon në zhvillimet e aktiviteteve ndërgjegjësuese, edukative dhe sociale.

6