17Kryetari i bashkisë Pukë z. Gjon Gjonaj priti ambasadoren e Shqipërisë në Hollandë, znj. Adia Sakiqi. Kryebashkiaku i parashtroi diplomatës nevojen për thithjen e investimeve Hollandeze, gjë për të cilen znj.Sakiqi premtoi angazhimin maksimal. Ndër fushat që do i prezantohen investitorve nga ambasadorja u ra dakort të ishte ndertimi i parqeve me panele diellor, ndertimi I këndit të lojrave të aventurës si dhe krijimi I hapsirve për kultivimin e luleve. Ambasadorja teksa përgëzoi kreun e bashkisë për ndryshimet e realizuara u angazhua maksimalisht në thithjen e investitorve të huaj në zonen tonë duke dhën dhe disa sugjerime për zhvillimin e turizmit malor.