Në zbatim të detyrave të përcaktuara në ligjin nr.1038, datë 11.05.2009 “për Shëndetin Publik”, I ndryshuar me ligjin nr.15/2016, datë 10.08.2016 “për Parandalimin dhe Luftimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve Infektive” si dhe ligjin nr.139 “për Vetëqeverisjen Vendore”, Urdhrin nr.105, datë 24.02.2020 të Ministrisë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “për marrjen e masave Higjeno-Sanitare për Parandalimin e Përhapjes së Infeksioneve Akute në institucionet parashkollore dhe institucione të tjera”, Kryebashkiaku i Pukës, z.Gjon Gjonaj organizoi sot një takim pune me drejtuesit e institucioneve vartëse në bashkëpunim dhe me kreun e Shëndetiti Publik, z.Gjelosh Kasaj. z.Gjonaj ka kërkuar nga drejtuesit e institucioneve, kryesisht ata arsimore që të marrin masat e menjehershme për rritjen e mëtejshme të masave higjeno-sanitare.
Të shtohen detergjentet, dhe të monitorohen çdo ditë mungesat në shkolla me qëllim kordinimin e situatës me strukturat e shëndetiti publik. Nga ana e bashkisë nuk do të mungoj asgje sa i përket detergjentve dhe shtimit të masave për kushtet higjeno-sanitare, tha z.Gjonaj. Ndërkoh Drejtoria e Shërbimeve Publike shtoi z. Gjonaj, të marr masa për shtimin e klorinimit në të gjithë hapsirat publike. Bashkia e Pukës ka ngritur një grup pune për monitorimin e situatës në vijimsi, teksa u theksua se nuk ka vend për panik sa i përket masave të shtuara kryesisht higjeno-sanitare.
Kreu i shëndetiti Publik dhe drejtuesit e tjerë të institucioneve raportuan për situaten e deritanishme duke theksuar se nuk ka asnje problem.

webi