Kryetari i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj u prit me nderime shtetërore nga homologu i tij në komunen Signa, z.Gianpiero Fossi. Fillimisht z.Gjonaj u shoqërua nga homologu italian në komunën Signa, z.Fossi në hapsira të ndryshme të qytetit ku e njohu me veçoritë e qytetit kulturor. Ndër ndalesat e z.Gjonaj ishte dhe Kisha historike e Signas, pikërisht sot në diten e shënjtërimit të Beata Giovanna, ndërsa është konsideruar si nderim i veçantë për kryebashkiakun zbulimi i trupit të ballsamosur të shenjtëreshës Beata Giovanna, gjë që ndodh shumë rrall dhe në raste të veçanta. Më tej kryebashkiaku Gjonaj i shoqëruar dhe nga sipërmarrësit shqiptar të “AsoAlbania” ju drejtuan komunës Signa, aty ku mikpritësit bën dhe pritjen solemne me ekzekutimin e himnit kombëtar italian dhe ati shqiptar, teksa u ngrit dhe flamuri kombëtar i të dy vendeve. Më tej është prerë shiriti i miqësisë dhe u nënshkrua dhe marrveshja e bashkëpunimit mes kryebashkiakut Gjonaj dhe kryekomunarit Fossi. Kryetari Gjonaj dhe delegacioni që e shoqëron nga bashkia Pukë po qëndrojnë në qytetin e Signas në kuadër të përmbushjes së etapave për binjakzimin në mesin e dy njësive administrative në Itali dhe Shqipëri.

18

Në vijim të qendrimit në Itali, kryebashkiaku Gjonaj ka nënshkruar së bashku me homologun italian, z.Gianpiero Fossi marrveshjen e miqësisë mes komunës Signa dhe bashkisë Pukë, e cila u zhvillua në një nga Kishat më të vjetra të Italisë, siç është dhe tradita e ceremonive të tilla, të cilat konsiderohen si të veçanta. Ceremonia nisi në oborrin e komunës, ku pas ekzekutimit të himneve nga të dy vendet dy krerët e njësive administrative të shoqërua nga keshilltarët komunal, përfaqësues të opozitës lokale në Signa dhe të ftuar të tjerë u shoqëruan dhe nga emblemat solemne të komunës Signa dhe bashkisë Pukë.
Kryebashkiaku Gjonaj dhe kryekomunari Fossi e konsideruan si një ditë historike për të dy vendet e tyre nënshkrimin e kësaj marrveshje, ndërsa u shprehen se tashmë është i mundur bashkëpunimi i ndërsjelltë, çfarë i hap dyert të dy komuniteteve të tyre. z.Fossi theksoi se Shqipëria territorialisht është pjesë e Europës, ndërsa e konsideroi si të padrejtë refuzimin e pak ditëve më parë, duke cilësuar me tej Pukën si pjesë të Evropës fal binjakzimit me një komunë evropiane, siç është ajo që ai drejton. Kryebashkiaku Gjonaj vlersoi pritjen e popullit mik të Signas në Itali duke shprehur bindjen se kjo marrveshje e miqësisë nënshkruar, është një gur themeli i bashkëpunimit në të ardhmen mes dy vendeve. Kryetari Gjonaj falenderoi dhe vëllezrit Shqiptar të shoqatës së sipërmarrësve shqipëtar, “AssoAlbania” për lidhjen e kësaj miqësie. Nënshkrimi i marrveshjes të miqësisë i paraprinë nënshkrimit të binjakzimit që do të realizohet në fundin e muajit Shkurt në Pukë
Në shenjë të vllazëris mes dy popujve, dy kryetarët shkëmbyen dhe dhurata, simbol i dy vendeve të tyre.17

15Kryebashkiaku z.Gjon Gjonaj e përmbylli viziten e tij në komunën Signa në Itali me pjesmarrjen si i ftuar nderi në ceremonin përkujtimore të 30 vjetorit të rënjes së murit të Berlinit. Në këtë jubile komuna Signa ka ngritur dhe memorjalin në kujtim të kësaj ngjarje. Kryebashkiaku Gjonaj i shoqëruar nga homologu Fossi dhe presidenti i “AssoAlbania”, z.Nikolin Gjeloshi e shqipëtar të tjerë që jetojnë në këtë rajon u takua me presidentin e këshillit të rajonit të Toskanës z.Eugenio Gianni. Presidenti Gianni vlersoi lart bashkëpunimin dhe miqësinë e nisur në mesin e komunës Signa dhe bashkisë Pukë, ndërsa u ndal tek miqësia e vjetër në mesin e dy popujve e cila me binjakzime të tilla vetëm forcohet më tej. “Jam i lumtur që takoi në këtë moment historik miq nga Shqipëria, për pak ditë do të jem serish në mesin tuaj, pasi do të jem në Shqipëri me ftesen e mikut tim, kryeministri Rama”- tha ndër të tjera presidenti Gianni, teksa shtoi se Shqipërinë dhe Italianë nuk i bashkon vetëm Evropa.
Kreu i bashkisë z.Gjon Gjonaj falenderoi miqtë italian për mikëpritjen dhe nderimin e veçantë. “Muri i Berlinit në një farë menyre përsonifikon atë që sot po bëjnë Italia dhe Shqipëria me bashkëpunimin e frytshëm, pa kushtin për të qenë pjesë e BE Shqipëria”- tha kryebashkiaku teksa uroj që bashkëpunimi dhe miqësia e mirë shoqëroftë gjithnjë popullin shqipëtar dhe atë italian. Me pjesmarrjen në ceremoninë përkujtimore të 30 vjetorit të rënjes së Murit të Berlinit, kryebashkiaku Gjonaj dhe delegacioni që e shoqëron përmbylli vizitën tre ditore me ftesën e komunës Signa, Itali. Bashkia Pukë falenderon për mikëpritjen e ngrohtë dhe vllazërore shoqatën e sipërmarrësve shqipëtar “AssoAlbania” dhe në mënyrë të veçantë drejtuesit e kësaj shoqate, presidentin, z.Nikolin Gjeloshi, dhe Florian Simoni, Gjovalin Gega, Ded Kola etj.

1