Kryebashkiaku Gjonaj mbledh administraten për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga Termeti. Më pas vazhdoi punën në terren konkretisht në familjen Cara në fshatin Lumzi të Njësisë Administrative Rrape. Si pasojë të tërmetit banesa e tipit Kull është bërë e pabanueshme tashmë, ndërsa gjendja në të cilen ndodhet mbetet rrezik dhe për banorët aty pranë. Shembja e pjesshme rrezikon të thellohet edhe më tepër. Ndërkoh grupet e ngritura nga bashkia Pukë janë në terren për verifikimin e dëmeve të shkaktuara,ku kemi evidentuar dëmet e shkaktuara në Njësitë Administrative Rrape, Luf-Qerret e Qelëz, ndërkoh janë evidentuar dëmet dhe në qytet, ku fatmirësisht nuk ka pasoja të mëdha veç plasaritjeve në banesa e ndërtesa të ndryshme si dhe demtimit të disa oxhaqeve që është ndërhyrë me punonjësit tanë të shërbimeve, riparimin e dëmeve në oxhaqet e disa ndërtesave, pas tërmetit që u shënua gjatë natës së kaluar.  Për më tepër klikoni: https://www.facebook.com/236776123325015/videos/2388547054731327/ 

4 3