REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA PUKË
Sektori I Burimeve Njerëzore
SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE DHE PËR PRANIMIN NE SHERBIMIN CIVIL) Specialist finance – prane Bashkisë Pukë dhe Njësive Administrative ( 5 pozicione ) (Kategoria e Pages IV/a) |
Lloji i diplomës “Shkenca ekonomike” niveli minimal i diplomës “Bachelor”
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Sektori i Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pukë shpall proçedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit ne sherbimin civil për pozicionin si më poshtë:
Specialist finance – prane Bashkisë Pukë dhe Njësive Administrative, Bashkia Pukë , kategoria IV-a
Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant , ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet proçedurës së konkurimit nga jashtë. |
Për të dy proçedurat (lëvizje paralele dhe pranim ne sherbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohë !
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:
- Merr pjesë në punën e kryesuar nga Drejtori i Drejtorisë për hartimin e projekt buxhetit dhe projekt vendimeve të tjera që lidhen me çështjet financiare.
- Harton dhe rakordon çdo muaj realizimin e shpenzimeve dhe të ardhurave me Degën e Thesarit.
- Bën lidhjen e shpenzimeve dhe të ardhurave në çdo muaj, në mënyrë progressive si edhe për zerat e ndryshëm.
- Zhvillon dhe mban sistemin kontabël në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standartet kombëtare të asistuara nga titullari.
- Administron dhe ruan sipas ligjeve në fuqi të gjitha dokumentet që janë përdorur gjatë vitit për veprimet kontabel.
1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
- Të jenë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (IV-a)
- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi
- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor” ( minimalisht ) në Shkenca ekonomike, Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njesuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
- Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune.
- Të kenë njohuri të mira kompjuterike.
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore të Bashkisë Pukë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Sektorin e Burimeve Njerëzore të Bashkisë, brenda datës 12 Nentor 2018.
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 14 nentor 2018, Sektori i Burimeve Njerëzore do të shpallë në Këndin e Njoftimeve të Bashkisë Pukë, faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta duhet të paraqiten në Zyrën e Burimeve Njerëzore pasi do të njoftohen individualisht për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
- Ligjin Nr.10296, datë 08.07.2010 „Për menaxhimin financiar dhe kontrollin“, i ndryshuar;
- Ligjin Nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipëerisë”, I ndryshuar;
- Ligji Nr. 68/2017, datë 18.05.2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”
- VKM, udhëzime dhe akte të tjera ligjore të fushës.
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në Këndin e Njoftimeve të Bashkisë Pukë dhe në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht nëpërmjet adresës së email-it të vendosur në jetërshkrim.
2 | PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL |
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në këndin e Njoftimeve në Bashkinë Pukë dhe në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit, duke filluar nga data 26.11.2018
2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një
kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit
152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor” ( minimalisht ) në Shkenca ekonomike, Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njesuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
- Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune.
c – Të kenë njohuri të mira kompjuterike
2.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore të Bashkisë Pukë Brenda datës 15 nentor 2018
2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 26.11.2018 , Sektori I Burimeve Njerëzore do të shpallë në Këndin e Njoftimeve dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta për proceduren e pranimit nga jashtë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret e veçanta për procedurën e pranimit nga jashtë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
- Ligjin Nr.10296, datë 08.07.2010 „Për menaxhimin financiar dhe kontrollin“, i ndryshuar;
- Ligjin Nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipëerisë”, I ndryshuar;
- Ligji Nr. 68/2017, datë 18.05.2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”
- VKM, udhëzime dhe akte të tjera ligjore të fushës
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
– Eksperiencën e tyre të mëparshme;
– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ëëë.dap.gov.al”
http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në Këndin e Njoftimeve të Bashkisë Pukë, faqen zyrtare dhe në portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht nëpërmjet adresës së email-it të vendosur në jetërshkrim.