REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA PUKË

Sektori I Burimeve Njerëzore

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE,

NGRITJE NË DETYRË

DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE

(Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore , Arsimit ,Turizmit, Kulturës dhe Marrëdhënieve me Publikun)

Lloji i diplomës “Shkenca Shoqërore dhe Shkenca Juridike” niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”

Në zbatim të nenit ­­­26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Sektori i Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pukë shpall proçedurat e lëvizjes paralele në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për  pozicionin si më poshtë:

  • Përgjegjës I Sektorit të Burimeve Njerëzore kategoria III-A1

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant , ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet proçedurës së ngritjes në detyrë dhe konkurimit nga jashtë.

Për të tre proçedurat (Lëvizje paralele, ngritje në detyrë dhe

konkurim nga jashtë) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave për

LEVIZJE PARALELE:

12 Nentor 2018
Afati për dorëzimin e dokumentave për

NGRITJE NË DETYRË:

15 Nentor 2018
Afati për dorëzimin e dokumentave për

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL:

15 Nentor 2018

  Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:

  1. Të hartojë strukturën administrative të vitit në përputhje me ligjet në fuqi.
  2. Hartimin e P/akteve (Relacione, P/Vendime, Urdhëra) dhe paraqitjen e tyre për miratim Këshillit Bashkiak si dhe Kryetarit.
  3. Harton dhe ndjek procedurat e konkurimit për lëvizjen paralele, ngritje në detyrë dhe pranimin në sherbimin civil si dhe të gjitha proçedurat e tjera të parashikuara në Kodin e Punës
  4. Të përmirësojë disiplinën në pune nga punonjësit e administrates dhe institucioneve në varësi.
  • Administron dhe pasuron dosjet e personelit, librezat e punës dhe regjistrin themeltar te institucionit
  • Menaxhon politikat ne institucionet vartese te Bashkisë.
1 LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jenë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-A1)
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi
  • Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkencat Sociale dhe Shkenca Juridike, Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  • Të ketë njohuri të thelluara të paketës Office
  • Të kenë të paktën 5 vjet përvojë pune në fushën përkatëse.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore të Bashkisë Pukë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
    http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Sektorin e Burimeve Njerëzore të Bashkisë, brenda datës 12 nentor 2018.

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 14 nentor 2018, Sektori i Burimeve Njerëzore do të shpallë në Këndin e Njoftimeve të Bashkisë Pukë dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta duhet të paraqiten në Zyrën e Burimeve Njerëzore pasi do të njoftohen individualisht për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do tëv lerësohen në lidhje me njohurite mbi:

  1. Ligjin Nr.139/2015 date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
  2. 152/2013, “PërNëpunësin Civil” si dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.
  3. Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995,”Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë”,
  4. 9131,datë 08.09.2003 “Per rregullat e etikës në administratën publike”.
  5. Ligjin Nr.119/2014 te miratuar me date 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”
  6. Ligjin Nr.8485, datë 12.05.1999 “Kodi I Proçedurave administrative të Republikes se Shqiperise”;
  7. VKM-së, nr.511, datë24.11.2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”
  8. VKM 691 , datë 29.07.2015, ” Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale për decentralizimin dhe qeverisjen vendore”

Të gjitha Vendimet e këshillit të Ministrave për përllogaritjen e pagave dhe shpërblimeve të funksioneve të deleguara dhe institucioneve të varësisë që ka Bashkia Pukë

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në Këndin e Njoftimeve të Bashkisë Pukë dhe në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht nëpërmjet adresës së email-it të vendosur në jetërshkrim.

2

NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në këndin e Njoftimeve në Bashkinë Pukë dhe në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit, duke filluar nga data 26.11.2018
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në kategorinë III-a1;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Sociale dhe Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune profesion;

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  • Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
    Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
    http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Sektorin e Burimeve Njerëzore të Bashkisë, brenda datës 15 nentor 2018.
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 26 nentor 2018, Sektori i Burimeve Njerëzore do të shpallë në Këndin e Njoftimeve të Bashkisë Pukë dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do tëv lerësohen në lidhje me njohurite mbi:

  1. Ligjin Nr.139/2015 date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
  2. 152/2013, “PërNëpunësin Civil” si dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.
  3. Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995,”Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë”,
  4. 9131,datë 08.09.2003 “Per rregullat e etikës në administratën publike”.
  5. Ligjin Nr.119/2014 te miratuar me date 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”
  6. Ligjin Nr.8485, datë 12.05.1999 “Kodi I Proçedurave administrative të Republikes se Shqiperise”;
  7. VKM-së, nr.511, datë24.11.2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”
  8. VKM 691 , datë 29.07.2015, ” Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale për decentralizimin dhe qeverisjen vendore”

Të gjitha Vendimet e këshillit të Ministrave për përllogaritjen e pagave dhe shpërblimeve të funksioneve të deleguara dhe institucioneve të varësisë që ka Bashkia Pukë

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
– Eksperiencën e tyre të mëparshme;
– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në Këndin e Njoftimeve të Bashkisë Pukë dhe në portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht nëpërmjet adresës së email-it të vendosur në jetërshkrim.

3 PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në këndin e Njoftimeve në Bashkinë Pukë dhe në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit, duke filluar nga data 26.11.2018

3.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një

kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit

152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Shkencor  per Shkenca Sociale ose Shkenca Juridike . Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Të kenë të paktën një 5 vite përvojë pune në profesion.

3.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore të Bashkisë Pukë Brenda datës 15 nentor 2018

3.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 26.11.2018 , Sektori I Burimeve Njerëzore do të shpallë në Këndin e Njoftimeve dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta për proceduren e pranimit nga jashtë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret e veçanta për procedurën e pranimit nga jashtë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

3.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do tëv lerësohen në lidhje me njohurite mbi:

  1. Ligjin Nr.139/2015 date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
  2. 152/2013, “PërNëpunësin Civil” si dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.
  3. Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995,”Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë”,
  4. 9131,datë 08.09.2003 “Per rregullat e etikës në administratën publike”.
  5. Ligjin Nr.119/2014 te miratuar me date 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”
  6. Ligjin Nr.8485, datë 12.05.1999 “Kodi I Proçedurave administrative të Republikes se Shqiperise”;
  7. VKM-së, nr.511, datë24.11.2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”
  8. VKM 691 , datë 29.07.2015, ” Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale për decentralizimin dhe qeverisjen vendore”
  9. Të gjitha Vendimet e këshillit të Ministrave për përllogaritjen e pagave dhe shpërblimeve të funksioneve të deleguara dhe institucioneve të varësisë që ka Bashkia Pukë

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
– Eksperiencën e tyre të mëparshme;
– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

3.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ëëë.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

3.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT