REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA PUKË

Sektori I Burimeve Njerëzore

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE,

NGRITJE NË DETYRË

DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE

(Përgjegjës i Sektorit të Auditit të Brendshëm)

Lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike” niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”

Në zbatim të nenit ­­­26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Sektori i Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pukë shpall proçedurat e lëvizjes paralele në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për  pozicionin si më poshtë:

  • Përgjegjës I Sektorit të Auditit të Brendshëm, në sektorin e auditit, kategoria III-b

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant , ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet proçedurës së ngritjes në detyrë dhe konkurimit nga jashtë.

Për të tre proçedurat (Lëvizje paralele, ngritje në detyrë dhe

konkurim nga jashtë) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave për

LEVIZJE PARALELE:

12 Nentor 2018
Afati për dorëzimin e dokumentave për

NGRITJE NË DETYRË:

15 Nentor 2018
Afati për dorëzimin e dokumentave për

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL:

15 Nentor 2018

  Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:

  • Ushtron në mënyrë të pavarur funksionin e auditimit te brendshëm;
  • Kërkon dhe siguron të gjitha të dhënat me karakter teknik, ekonomik e financiar dhe menaxherial të njësisë që auditohet, duke marrë përsipër ruajtjen e fshehtësisë së tyre, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Merr nga punonjësit e njësisë së audituar, për rastet që gjykohet e nevojshme, shpjegime, deklarata dhe fotokopje të dokumenteve, në të cilat titullari i njësisë publike të audituar ka vënë shënimin “e njëjtë me origjinalin”, si dhe materiale të transportueshme, në formë elektronike, që janë subjekt i auditimit të brendshëm;
  • Njeh dhe zbaton veçoritë specifike në auditimin e fondeve të Bashkimit Evropian;
  • Vlerëson dosjen e auditimit dhe jep opinionin me shkrim mbi zbatimin e procedurave të dokumentimit të secilit mision auditues për të cilin është përgjegjës.

1 LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jenë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-b)
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi
  • Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkencat ekonomike, Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  • Të jetë i pajisur me certifikatën “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik.
  • Të ketë njohuri të thelluara të paketës Office
  • Të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore të Bashkisë Pukë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
    http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Sektorin e Burimeve Njerëzore të Bashkisë, brenda datës 12 nentor 2018.

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 14 nentor 2018, Sektori i Burimeve Njerëzore do të shpallë në Këndin e Njoftimeve të Bashkisë Pukë dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta duhet të paraqiten në Zyrën e Burimeve Njerëzore pasi do të njoftohen individualisht për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 114/2015, “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”;
  • Njohuritë mbi Manualin e Auditimit të Brendshëm;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 10296, datë 07.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 37/2015 “Për ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Republikës së Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011, “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik” i ndryshuar.

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në Këndin e Njoftimeve të Bashkisë Pukë dhe në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht nëpërmjet adresës së email-it të vendosur në jetërshkrim.

2

NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në këndin e Njoftimeve në Bashkinë Pukë dhe në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit, duke filluar nga data 26.11.2018
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në kategorinë IV-a ose IV-b;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune profesion;
c- Të jenë të pajisur me çertifikatën “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik”.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  • Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
    Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
    http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Sektorin e Burimeve Njerëzore të Bashkisë, brenda datës 15 nentor 2018.
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 26 nentor 2018, Sektori i Burimeve Njerëzore do të shpallë në Këndin e Njoftimeve të Bashkisë Pukë dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 114/2015, “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”;
  • Njohuritë mbi Manualin e Auditimit të Brendshëm;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 10296, datë 07.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 37/2015 “Për ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Republikës së Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011, “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik” i ndryshuar.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
– Eksperiencën e tyre të mëparshme;
– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ëëë.dap.gov.al”

http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në Këndin e Njoftimeve të Bashkisë Pukë dhe në portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht nëpërmjet adresës së email-it të vendosur në jetërshkrim.

3 PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në këndin e Njoftimeve në Bashkinë Pukë dhe në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit, duke filluar nga data 26.11.2018

3.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një

kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit

152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Shkencor në një nga fushat e arsimit të lartë. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Të kenë të paktën një 3 vite përvojë pune në profesion.

3.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore të Bashkisë Pukë Brenda datës 15 nentor 2018

3.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 26.11.2018 , Sektori I Burimeve Njerëzore do të shpallë në Këndin e Njoftimeve dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta për proceduren e pranimit nga jashtë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret e veçanta për procedurën e pranimit nga jashtë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

3.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 114/2015, “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”;
  • Njohuritë mbi Manualin e Auditimit të Brendshëm;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 10296, datë 07.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 37/2015 “Për ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Republikës së Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011, “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik” i ndryshuar.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
– Eksperiencën e tyre të mëparshme;
– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

3.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ëëë.dap.gov.al”
http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

3.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT