4

Të dashur vëllezër e motra pukjanë, ku do ndodheni!
Më lejoni që sonte në këtë natë të lajmit të mirë për mbar boten, të ndaj me ju urimin e përzemërt të Krishtlindjes, si një ngjarje e shpresës dhe besimit, për një botë më të mirë, për një Shqipëri më të mirë, e sigurisht për një Pukë më të mirë, ashtu sikurse të gjithë ne e ëndërrojmë.
Me urimin dhe shpresën që e nesërmja do të jetë më e mirë dhe se forca e dashurisë dhe mirësisë që inspiron kjo festë, do të triumfojë mbi çdo plagë e sakrificë njerëzore, dua sonte të kujtoi me shumë dashuri nënat e baballarët e Pukës, të moshuarit, ata që derdhen djers e gjak për këtë vendin tonë të vogël, por që ka simbole të mëdha, fal mundit, punës dhe dashurisë së tyre.
Një urime të përzemër për të sëmurët, për emigrantet e të gjithë ata që nuk ndodhen pranë familjeve si pasoje e sfidave që sjellin kohët në të cilat jetojmë.
E di, sonte edhe ndër ne, mund të ketë nga ata që nuk e kanë tryezen ashtu si për festë, por lutem fort që kjo qoft Krishtëlindja e fundit në këtë situatë për ta .
Vëllezer dhe motra!
Nën frymëzimin e kësaj ngjarje të shënuar, është legjitime të shpresojmë dhe të besojmë se e nesërmja do të jetë më e mirë dhe se jo vetëm mund, por do të bëhet edhe më e mirë, falë forcës së dashurisë dhe solidaritetit mes nesh.
Krishtlindja është festa që kremton imponimin e dashurisë mbi çdo vështirësi dhe triumfin e dashurisë mbi çdo plagë e çdo sakrificë, ndaj ju ftoj të ngrihemi mbi vështirësit që ndonjeri prej jush po kalon dhe të rendim drejt të mirës për një familje të shëndetshme, për një shoqeri të shëndosh e për një Pukë siç të gjithë e shpresojmë.
Unë sonte dua të jemë pjese e çdo familje pa dallim, pasi atmosfera festive nder ne ka trokitur gjithnjë pa dallime, ndaj më lejoni t’ju uroj veq gëzime në familjet tuaja.
Dhëntë Zoti më të miren për çdo familje pukjane e të bashkuar qofshim gjithnjë siç kemi treguar se jemi sa here është nevoja.

Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve!

Gjon GJONAJ
Kryetar i bashkisë Pukë