Të dashur nxënës!
Fort të respektuar mësues!
Të nderuar prindër!
Në këtë prag të fillimit të Vitit të Ri shkollor 2017-2018 më lejoni t’ju përcjell urimet e ngrohta dhe të përzemërta, si kryetar i bashkisë, si prind dhe si bashkëqytetar i juaj.
Sot ashtu si shumica prej jush edhe unë jam i lumtur, pasi në zonen tonë nuk kemi shkolla që rrezikojnë nxënësit dhe mësuesit e tyre, ndërsa investimet në arsim kanë qënë dhe mbeten prioriteti i punës tonë, të bindur se ky është shërbimi më i mirë që i bëjmë të ardhmes.
Vec urimit për të gjithë nxënësit, një urim të veçantë dua të përcjell për ata të cilët këtë vit ulen për të paren herë në bankat e Shkollës. Uroj nxënësit e klasave të para për shumë suksese në rrugen e tyre të dijes.
Të dashur nxëns të shkollave të bashkisë Pukë!
Nëse qyteti dhe vendi jonë po ndryshon në shumë dimensione, sot është koha që dhe ju të ndryshoni, duke i dhënë një dimension tjetër dijeve tuaja përmes një vlerësimi më serioz të shkollës, pasi kështu do të garantojmë të ardhmen e sigurt të qytetit e vendin tonë. Nëse Puka i ka dhuruar burimet me të afta njerëzore Shqipërisë e kryesisht Tiranës, sot po vuan vete mungesen e tyre, ndaj aftësohuni me bindjen për tu rikthyer ne vendin tuaj, ku nuk duhet pare veç si mundësi punësimi, por si një kontribut që i jepni vendlindjes.
Të dashur mësues, uroj që ky vit mësimor t’ju gjej mire, dhe në formen e duhur për të dhënë më të mire në arsimimin e brezave. Ju lutem shkollen ku punoni mos e shikoni vetem si një vend pune, por si një mision nga I cili varet e ardhmja e Pukës.
Prinder, sot është dita kur ju duhet të kuptoni përgjegjësit për fëmijet tuaj, e kjo arrihet duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me shkollen, pasi ky është shërbimi më i mirë për të ardhmen e familjes tuaj.
Shkollimin serioz, dijet e rrënjosura, edukimin e qëndrueshëm, i kemi të domosdoshme për shumë arsye:
Për të kualifikuar si duhet ndërtuesit e ardhmërisë sonë.
Për të ruajtur dhe pasuruar vlerat njerëzore dhe qytetare.
Për të shpërndarë dhe rrënjosur kulturën e dialogut, mirëkuptimit e paqes.
Për t’i vënë fre efekteve shkatërruese siç është droga, duhani, alkooli e të tjerë.
Si kryetar i bashkisë ju premtoj se ashtu sikurse nuk kame pushuar deri tani do të vazhdoi përpjekjet e mija për shkolla me standarte në infrastrukturë në çdo zonë të bashkisë Pukë.
Qoft ky vit shkollor, viti i rritjes së cilësisë në arsim, i ndërgjegjëimit të nxënësve, mësuesve e prindërve se vetem përmes rezultateve ata do të jenë të aftë që të marrin në dorë fatet e tyre si qytetar të denjë.
Urime dhe një fillim i mbare i vitit shkollor për të gjithë!
Gjon Gjonaj
Kryetar i Bashkisë Pukë