Të nderuar mësues,
kam kënaqësin e veçantë që t’ju bashkohem qindra urimeve që merrni me rastin e 7 Marsit.
Me falenderimin e përzemërt për kontributin tuaj të vyer ju uroj më të miren në jeten tuaj, në familjet tuaja dhe në profesionin fisnik të mësuesit.
“Mësuesi prek perjetesine, kurr nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e tij” – është një prej shprehjeve të tij të famshme, Henry Adams.
Si kryetar i bashkisë Pukë jam krenar për çdo njërin prej mësuesve të shkollave tona, ndaj më lejoni t’ju uroj ditën tuaj, i bindur se ju gjithnjë meritoni shumë për atë çfarë keni bër ndër vite e vazhdoni të bëni për ndërtimin e një të ardhmje të begatë. Urimi më i veçantë në këtë 7 Mars shkon për plejaden e mësuesve në pension që tashmë jetojnë të lumtur me krenarinë e kontributit të tyre në formësimin e brezave. Anjë herë nuk duhet të harrojmë të gjithë ata mësues që fatkeqësisht nuk jetojnë më, por që pas na kanë lënë kontributin e tyre të pamasë.
Gëzuar 7 Marsin në mënyrë të veçantë edhe për ata mësues që ju duhet të sakrifikojnë çdo ditë për të shkuar drejt shkollave të tyre, larg vendbanimit. Në bindjen time ju jeni më të mirët, pasi profesioni u’a ka shtuar dhe sakrificën, e shpesh në mot të vështirë edhe rrezikun.
Të dashur mësues, unë gjithnjë e mbaj mend mësuesin tim të parë dhe të gjithë mësuesit e mirë që ndikuan në formimin tim dhe shtyrjen hap pas hapi drejt auditoreve të fakultetit. Ju lutem bëni dhe ju më të miren ndaj nxënësve tuaj që të gdhendni përjetësisht kontributin tuaj ndaj tyre.
I bindur në faktin që gjithnjë jemi të detyruar ndaj punës dhe kontributit tuaj, ju uroj këtë 7 Mars me shpresen se jeni mirë dhe të rrethuar nga dashuria e nxënësve tuaj sot e ndër vite.
Këto kohë, ju po ushtroni profesionin tuaj nën presionin, friken dhe makthin që na ka mbërthyer të gjithve si pasojë e pandemisë, që nuk ka kursyer në disa raste dhe mësuesit në zonen tone, por fal Zotit pa na shkaktuar pasoja fatale. Uroj që në pak ditë ti nënshtroheni proçesit të vaksinimit, çfarë do t’ju mundësonte një jetë pa frikë dhe ankth.
Gëzuar, Zoti e lehtësoftë dhe e ndriçoftë profesionin dhe kontributin tuaj!
Përzemërsisht!
Gjon GJONAJ
Kryetar i bashkisë Pukë