Këshilli bashkiak i Pukës u mblodh në mbledhjen e tij të radhës për muajin Shtator 2019.
Sipas rendit të ditës, u miratuan deklaratat e dorëheqjes për tre antare këshilli nga komisioni i vërtetimit të mandateve. U ngritën komisionet e përhershme të këshillit sipas proçedurës. Në zbatim të ligjit nr 57/2019 u miratua edhe projekt-vendimi për dhënien e ndihmës ekonomike duke përdorur 6% të fondit total te ndihmës ekonomike të muajit Gusht 2019. Pikë tjetër ishte edhe miratimi i projekt-vendimit për buxhetin e vitit 2019. Antarët e këshillit miratuan edhe listën e këshilltarëve që do jenë të ngarkuar nga këshilli për te marrë pjesë në zgjedhjet e kryetarëve të fshatrave.
Antarët e këshillit vendosëen gjithashtu miratimin e propozimit të një grupi qytetarësh për nderimin me titullin “Qytetar Nderi”, znj. Liza Gjonaj (pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontributin e çmuar intelektual dhe personal në zhvillimin e mirëqënies social-ekonomike të komunitetit të Pukës si brenda dhe jashtë vendit”.
Këshilli mori në shqyrtim dy kërkesa nga komuniteti për të cilat antarët e këshillit ngarkohen për ndjekjen e problemit dhe gjetjen e zgjidhjeve.

8