Turi i llogaridhënjes nga kreu i bashkisë, z.Gjon Gjonaj ka vijuar në qytetin e Pukës,teksa i pranishem ishte dhe ministri për Evropen dhe Punët e Jashtme, z.Ditmir Bushati.
Në fjalen e tij në bashkëbisedimin me banorët e qytetit të Pukës kryebashkiaku Gjonaj u ndal tek puna që është dashur për transformimin e qytetit të Pukës, ndërsa premtoi se Puka do të vijoi të jetë një kantjer ndërtimi.
Ministri i jashtëm z.Ditmir Bushati në fjalen e tij premtoi se pas transformimit të Pukës tashmë është detyre për të shtrirë transformimin dhe në zonat rurale, duke e konsideruar si sfidë të qeverisjes lokale dhe asaj qëndrore zhvillimin e turizmit malor si një prej mundësive që banorët e zonës të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu në Pukë .
Më pas gjatë bashkëbisedimit, qytetarë të Pukës të pranishëm në takimin e llogaridhenjes vlerësuan punen e bashkisë dhe kryebashkiakut ashtu siç pati dhe kritika.
Turi I llogaridhënjes do të vijoi në çdo njësi administrative të bashkisë Pukë.