Kryetari i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj priti miqtë nga shoqata e sipërmarrësve shqipëtar në Itali “Asso Albania”, z. Florian Simoni dhe z.Gjovalin Gega, të cilët në emër të presidentiti të “Asso Albania”, z.Nikolin Gjeloshi dhe kreut të komunës Signa, z.Gianpiero Fossi bënë të ditur mbledhjen e një ndihme modeste për bashkinë e Pukës, të cilen kjo e fundit mund ta përdor për rikuperimin e dëmtimeve që u shkaktuan kryesisht në infrastrukturën publike pas Tërmetiti të 26 Nëntorit.
“Asso Albania” ka dorëzuar dhe pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, drejtorit z.Gjelosh Kasa një paisje mjeksore, dhuruar për dy adoleshente të sëmura në fshatin Kryezi të bashkisë Fushë-Arrëz. “AssoAlbania” konsiderohet mik i mirë i bashkisë Pukë e për pasojë dhe i popullit pukjanë, ndërsa është negociatore e binjakzimit në mesin e bashkisë Pukë dhe komunës Signa. Për më tepër klikoni në
https://www.facebook.com/236776123325015/videos/286238952311639/