Projekti për Rikualifikimin urban të qendrës së qytetit dhe Rezervuarit të vogël pran Spitalit, do të ndikoj për rigjallerimin e zhvillimit ekonomik të qytetit . Projekt synon të ndërhyjë në urbanizim dhe rivitalizimin e shesheve dhe Liqenit, por edhe ne identifikimin dhe tjetërsimin e objekteve ekzistuese dhe përgatitjen e një produkti turistik, duke kombinuar bukuritë natyrore, monumentet e kulturës dhe vetitë kurative të klimës, për ta konsoliduar zonën si një atraksion turistik.
Sheshi i qyteti është menduar te ndryshoj formen e tij duke u ndërtuar në formen e një paralelogrami me përmasa 58×40 meter. Për të bërë një kontroll më të mire të mikroklimës në verë, në qender të qytetit është planifikuar ndërtimi I një shatervani, në formen e një pasqyre ujore.
E gjithe rruga nga nga sheshi para bashkise tek sheshi para Poliklinikes do te jete ne fomrne e një pedonalje që përfundon prane brigjeve të rezervuarit. Pjese e rendesishme e investimit është ndriqimi permes shtyllave 3.5 m të gjata ndërsa pranë drurve decorative do te kete ndriques nga toka.
Sheshi para poliklinikës dhe Hotel Turizmit do të jetë në përmasa më të vogla se ai para bashkisë, ndërsa pjesa përball poliklinikes ku ishin të ndërtuara lokalet një kateshe do të ndërtohet në formen e një amfiteatri që lidh pjese e rrugës sipër me këtë shesh.
Ndërthurja me element druri, gjelberim dhe zbritja e lehte është planifikuar me tej të lidh pjesen në anen e Poliklimikës mes sheshit dhe Liqenit te vogël. Parku pranë liqenit do të ketë një ndërthurje mahnitëse mes pasqyrës ujore që krijon liqeni mes gjelberimit, shetitoreve perreth liqenit e cila do të jetë po ashtu e ndricuar.
Pjesë e parkut do të jetë një Qendër Kombetare Rekreacioni si dhe njëkënd lojrash për fëmijë I shtrire në një siperfaqe 870 meter katrore. Hapsira në të cilët planifikohet të investohet është menduar të jetë shumfunksionale dhe e perdorshme nga qytetarët gjatë gjithë vitit.