Spitali i Pukës përkundër fondeve të dhëna dhe të abuzuar në 27 vitet e fundit, ishte kthyer në një mjedis ku vetëm shërbim shëndetësor nuk mund të ofrohej, për shkak të kushteve infrastrukturore në gjendje skandaloze.
Ka qenë Shoqata e miqësisë “Shqipëri-Austri” me presidente znj.Marianne Graf e cila pas kërkesave të vazhdueshme të kryebashkiakut, z. Gjon Gjonaj, me një fond të konsiderueshem ka ndryshuar plotesisht kushtet e Shërbimit Spitalor, teksa është realizuar një ndërhyrje tërsore nga çatia, suvatimi me termoizolim, mjediset e brendëshme si dhe disa prej paisjeve që tashmë do të ndikojnë tek shërbimi ndaj pacienteve.
Presidetja, znj.Marianne Graf e shoqëruar nga bashkëshorti i saj z.Wilhelm Graf dhe kordinatori I shoqatës, z.Skender Thaçi sëbashku me kryebashkiakun z.Gjon Gjonaj, kreun e Shërbimit Spitalor, z. Enver Sulejmani dhe autoritete të tjera lokale inaguruan përfundimin e këtyre punimeve, teksa apeli I të gjithve ishte ruajtje e këtij investimi për të miren e pacientve që do të trajtohen në këtë institucion.
Me tej bashkëshortët Marianne e Wilhelm Graf, kryebashkiaku Gjonaj dhe përfaqësues të tjerë vizituan mjediset e rikonstruktuara të Spitalit të Pukës, të cilat janë në kushte bashkohore për ofrimin e shërbimit spitalor në zonen e Pukës.
Teksa janë njohur me mjediset e rikonstruktuara pjesmarrësit kujtuan gjendjen në të cilen ndodhej para ndërhyrjes Spitali I Pukës.
Po sot është inaguruar dhe muzeu I shëndetësisë në Spitalin e Pukës, ku janë përjetësuar të gjithë ata mjek që kanë dhën kontributin e tyre në këtë institucion, ndërsa pjesë e muzeut është dhe bashkëshorti I znj.Marianne Graf, ingjinjeri I njohur austriak që aq shumë ka kontribuar për Shërbimin Spitalor të Pukës, z. Wilhelm Graf.
Me herët gjatë pritjes që u bëri në bashki, bashkëshortëve Graf dhe kordinatorit të Shoqatës z. Skender Thaçi, kryebashkiaku Gjonaj falenderoi znj.Marianne Graf për kontributin madhor që po jep përmes projekteve të ndryshme në zonen e Pukës, ndërsa mori premtimin prej saj se bashkëpunimi më bashkinë e Pukës do të vijonte më tej.
Gjatë kësaj pritje zyrtare, z.Wilhelm Graf ju dorëzua dhe titulli “Qytetar Nderi” I bashkisë Pukë, akorduar nga këshilli bashkiak.