Një tjetër investim i rëndësishëm po realizohet në qytetin e Pukës. Rikonstruksioni i Shkollës së Mesme “Sabah Sinani” ishte një ndër prioritetet e bashkisë dhe kreut të saj, z.Gjon Gjonaj. Kryebashkiaku inspektoi sot punimet për rikonstruksionin, ndersa tha se ishte i lumtur që po realizonte një tjetër ëndërr të tij. z.Gjonaj gjatë këtij inspektimi i kërkoj përfaqësuesve të kompanisë përshpejtimin e punimeve duke qenë se jemi në prag të vitit të ri shkollor, ndërsa paralajmëroj inspektime dhe në shkolla të tjera të Pukës më qëllim njohjen me kushtet. Investimi për rikonstruksionin e shkollës së mesme të qytetit të Pukës me një vlerë prej 27.280.568 lekë, përfshin ndërtimin e çatisë së objektit, suvatimin, dritare plastike me dopio xham me efiçensë të lartë termike dhe akustike, sistemin elektrik dhe atë ngrohjes.