Bashkia Pukë po ndjek me shqetësim situaten e krijuar si pasojë e ndotjes në Lumin Fan nga sterilet e Bakrit lëshuar nga Fabrika e Pasurimit të Bakrit në Fushë Arrëz.
Banorët e zonës, të cilët me të drejt kanë shfaqur shqetësimin e tyre duke e bërë mediatike, menjëherë bashkia Puka ka ngritur grupin e punës dhe është verifikuar situata në terren.
Krahas kësaj, ashtu siç bëri të ditur një ditë më parë në mbledhjen e këshillit bashkiak, kreu i bashkisë z.Gjon Gjonaj, i është drejtuar ekspertëve kombëtar për vlerësimin e situatës.
Ndaj kompanisë që ka shkaktur ndotjen masive, Drejtoria e Shërbimit Pyjor pranë bashkisë Pukës ka ndërmarr të gjithë aktet administrative duke vendosur gjoben prej 1 mln lekë të rinjë për shkaktarët e kësaj ndotje.
Bashkia Pukë i’u bën me dije banorve të njësisë administrative Gjegjan se prej ditës së parë është në ndjekje të kësaj situate, ndërkohë po punohet me organet më të larta shtetërore që të monitorohet situata me hapat e duhur ligjor për të shmangur përsëritjen e saj.