Prodhuesit e produkteve të fshatiti në Pukë nuk do të jenë më të detyruar të shesin jasht çdo standarti higjeno sanitar dhe pa më të voglin kusht për tregtim siç ishin deri tani. Falë një bashkëfinancimi me shoqaten “Agro-Puka” e cila mbështetet nga We Efect Suedish, bashkia e Pukës ka bërë të mundur krijimi I kushteve dhe standarteve të kërkuara për tregtimin e produkteve të fshatit.
Kreu i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj sëbashku me drejtorin e organizatës “Agro-Puka” shikuan nga afër sot punen për tregun e produkteve të fshatit, teksa premtua mbështetje për fermerët e zonës.
Gjithnjë e më shumë fermerët e Pukës po nzjerrin prodhimet e tyre në treg duke krijuar kështu të ardhura përmes këtyre prukteve të cilat edhe pse të shtrenjta mbeten të kërkuara nga konsumatorët.