Bashkia e Pukës organizoj sot një sër veprimtarish në kuadër të 5 Majit, ditës së Dëshmorve të Atdheut. Veprimtarit përkujtimore nisen me montazhin muziko-letrar përgatitur nga artistët e Pallatit të Kultururës “Ndue Shyti”, ndërsa kreu I bashkisë z. Gjon Gjonaj priti në zyren e tij familjarë të Dëshmorve të Atdheut në zonen e Pukës.
z.Gjonaj në fjalen e tij teksa falenderoj për viziten familjarët e të rënve për liri, u ndal tek detyrimi që kemi të gjithë për të përkujtuar jeten, vepren dhe gjakun e tyre. “Sa kohe ne do të lëm në harresë jetët e shuara për liri, kemi mohuar të shkuaren tonë, por dhe nuk do të mund të orjentohemi drejt të ardhmes” tha kryebashkiaku Gjonaj. Me tej ai ju bëri të ditur familjarve të Dëshmorve të Atdheut se bashkia kishte bërë cfar është e mundur të ndryshonte gjendjen ku ishin lënë në katandisje varrezat e Dëshmorve në qytetin e Pukës. “Jam I lumtur që në këtë 5 Maj t’ju njoftoj se kemi siguruar të gjithë fondet e nevojshme dhe për pak ditë fillojmë punen për të ndryshuar gjendjen ku prej 20 vitesh janë lënë në harresë ata, fal gjakut të të cilve gëzojmë lirin sot”, tha kreu I bashkisë, teksa u falenderua nga familjarët e dëshmorve të Atdheut.
Më pas kryebashkiaku Gjonaj I shoqëruar nga familjarët e Dëshmorve të Pukës, drejtues të institucioneve dhe qytetar të tjerë të Pukës ju drejtuan Varrezave të Dëshmorve të Atdheut në qytetin e Pukës, ku vendosen Kurora me lule dhe bënë homazhe pranë varreve ku prehen eshtrat e të rënve për liri.
Pjesë e veprimtarive të këtij 5 Maji ishte dhe vizita në Ekspoziten kushtuar luftës, atje ku studiuesi Xhemal Meçi njohu vizitorët me përpjekje për liri të bijëve të Pukës.
Kreu I bashkisë së Pukës z. Gjon Gjonaj I shoqëruar nga bashkëpuntor të tij ka zhvilluar disi vizita edhe në familjet e disa prej Dëshmorve të Atdheut, ku u kujtua kontributi i të rënve për liri. Kryebashkiaku Gjonaj premtoj mbështetjen e vazhdueshme ndaj këtyre familjeve si një detyrim moral ndaj atyre që dhan jeten në krye të detyrës apo gjatë luftës për çlirimin e vendit.