Në kuadër të bashkëpunimit për binjakzimin në mesin e bashkisë së Pukës dhe komunës Signa në Itali, kreu i bashkisë së Pukës, z.Gjon Gjonaj priti sot drejtues të lartë të komunës mike të kryesuar nga z.Gianpiero Fossi, i ngarkuar për ndjekjen e kësaj proçedure nga kreu i komunës Signa.
Një bisede miqësore në zyren e kryebashkiakut dhe shkëmbimi i dhuratave në mësin e kreut të bashkisë së Pukës dhe përfaqësuesit të komunës Signa i ka paraprirë një takimi në mesin e përfaqësuesve të dy njësive vendore si dhe grupit të emigrantve shqiptar që kanë negociuar këtë marrveshje.
Kreu i bashkisë së Pukës, z.Gjonaj gjatë këtij takimi bëri një prezantim të Pukës me të gjithë resurset e saj, ndërsa tha se bashkëpunimi dhe binjakzimi i dy njësive vendore në Shqipëri dhe Itali është një mundësi e mire në shkëmbimet e ndërsjellta.
z.Fossi teksa falenderoj për mikpritjen z.Gjonaj tha se ishte i lumtur që po ndiqte këtë proçes të rëndësishëm binjakzimi, ndërsa përcolli përshëndetjet e kreut të komunës së Signas. Ai tha se Puka dhe komuna e përfaqësuar prej tij kishin shumë mundësi bashkëpunimi të ndërsjellta ndaj paralajmëroi nënshkrimin e marrveshjes së binjakzimit brenda këtij viti, duke e cilësuar këtë një mundësi të mirë për të dy njësit administrative.
Më tej kreu i bashkisë së Pukës i njohen miqt e ardhur me qytetin, resurset e tij, ndërsa pjesë e levizjes ishin dhe vizitat në institucione të ndryshme gjatë të cilave z.Fossi shprehu habin për kushtet bashkohore që i karakterizonin.
Përfaqësuesit e komunës Signa në Itali dhe negociatorët shqiptar të binjakzimit do të qëndrojnë për më shumë se 24 orë në vendin tone, teksa tashmë pritet nënshkrimi i marrveshjes rreth muajit nëntor 2018.