Programi Buxhetor Afatmesem , Vendimi i Këshillit
BASHKIA PUKË
KËSHILLI BASHKIAK
Nr. ___23___Prot. Pukë, më 09.01.2018
V E N D I M
Nr. 71, datё 30.12.2017
PËR MIRATIMIN E TAVANEVE PЁRFUNDIMTARE TЁ PROGRAMIT BUXHETOR AFAT-MESEM 2018-2020.
Këshilli i Bashkisë në mbledhjen e tij të datës 30.12.2017; Në zbatim ttё Ligjit Nr. 115/2014, “Për ndarjen Administrativo-Territoriale të Njesive të Qeverisjes Vendore në Republiken e Shqipërisë, i ndryshuar: Te nenit 34 pika 6, neni 41, neni 54 gërma “dh“, neni 55 pika 3, të Ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetqeverisjen vendore“, Ligjit nr. 9936, datё 26.06.2008, “Pёr menaxhimin e sistemit buxhetor nё Republikёn e Shqipёrisё“, i ndryshuar; Ligji nr. 10296, date 08.07.2010 “Per menaxhimin Financiar dhe kontrollin“; Ligjit nr. 68, datё 27.04.2017 “Pёr financat e veteqeverisjes vendore“; Ligjit nr. 109/2017, date 30.11.2017 “Per buxhetin e vitit 2018“; Udhezimit nr. 2, date 06.02.2012 “Per proçedurat standarte te zbatimit te buxhetit“ i ndryshuar; Udhëzimit të MF Nr.10/1 datë 28.02.2017 “Për përgatitjen e Buxhetit Vendor”, Udhezimit te MF nr 10/2, date 13.07.2017 “Per pergatitjen e buxhetit vendor“; Shkreses se Ministrise se Financave Drejtoria e Financave vendore me nr. 8909, date 19.06.2017 “Dergohen mendimet mbi PBA 2018-2020‘‘. Me propozim të Kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak mori në shqyrtim projekt-vendimin dhe relacionin, i cili në përfundim me 12 (dymbëdhjetë) vota pro:
V E N D O S I:
- Të miratojë Programin Buxhetor afat-mesem 2018-2020 për Bashkinë Pukë, sipas tabelave të bashkengjitura Vendimit.
- Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Kryetari i Bashkise dhe Drejtoria Ekonomike.
- Ky vendim hyn në fuqi si pas nenit 55 pika 6, e ligjit nr.139/2015 “Për Veteqeverisjen Vendore”
- Shpallur me datë 01.2018
S E K R E T A R I K R Y E T A R I
Anton KOLAJ Enver SULEJMANI
PBA 2018- 2020