3Pasuesja e Nënë Terezes, motër Prema po viziton Shqipërinë. Ndalesen e radhës në vendin tonë ajo e bëri në misionin e saj në Pukë. Në këtë kuadër pasditen e kësaj të enjte murgesha katolike më e rëndësishme në Botë është pritur në bashkinë e Pukës nga kreu i bashkisë, z.Gjon Gjonaj dhe zyratrë të tjerë të administratës.
E befasuar nga pritja e veçantë, drejtuesja e misionit të Nënë Terezës në Botë mori falenderimet e kreut te bashkisë, z.Gjonaj, i cili e konsideroj këtë si një vizitë të veçantë, pas bekimit që Nënë Tereza i bëri Pukës në vitin 1992.
Me tej kryebashkiaku Gjonaj u ndal dhe tek bashkjetesa fetare, ndërsa kujtoj momentin kur myftiu i ndjer i Pukës, Haxhi Hafiz Elez Hoxha u takua me Nënë Terezen e cila hoqi kryqin e saj nga qafa dhe ja dhuroj hoxhës.
Motra gjenerale e misionit bamirës të Nënë Terezës, motër Prema ka falenderuar kryebashkiakun e Pukës për pritjen surprizuese, ndërsa tha se Nën Tereza ashtu siç kishte dashuri për Shqipërin dhe kryesisht për Puken, si zone e largët e më vështirësi, ashtu e shikon këtë zone dhe sot nga qielli.

4
Kryetari Gjonaj me pas i ka dhuruar drejtueses se misionit të Nënë Terezes , Çertifikaten e mirënjohjes, ndërkoh që ajo është bëfasuar sërish kur z.Gjonaj i dhuroj një bust të Nënë Terezes, flamurin shqipëtar dhe dhurata të tjera në shenjë mirnjohje.
Murgesha katolike i dhuroj kryebashkiakut dhe gjithë të pranishmeve foto të Nënë Terezes me thënje të saj, të cilat ishin bekuar pranë varrit të Shën Terezes. Motër Prema ashtu siç u prit ashtu dhe është përcjellur nga kryebashkiaku në oborrin e bashkisë me urimet e ndërsjellta dhe emocinuese.