Masivi pyjor i Munellës ndodhet vetëm një hap larg shpalljes si Zonë e mbrojtur. Në konsultimin përfundimtar që u organizua sot në mesin e organizatës eksploruese, bashkive Pukë, Mirditë dhe komunitetit në zonen e Gjegjanit, i pranishëm ishte dhe kreu i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi.
