Të dashur të rinj dhe të reja të Pukës!
❌Ju, nuk duhet të pranoni të ecni nëpër baltën e rrugëve të urrejtjes që ka mbjellë politika e këtyre viteve, por të afirmoni vlerat tuaja dhe të përfaqësoni denjësisht moshën tuaj, të mbushur me idealizmat e saj.
✅Guximi për të ëndërruar është atribut i juaji, prandaj në emër të bërjes realitet të ëndrrave tuaja, pranoni sfidën time, se do bëj gjithçka për të ndryshuar qasjen ndaj jush, ku përmes politikave të mos ndjeheni të detyruar të ikni nga vendi juaj.
✅Si prind, si mësues dhe si qytetar i parë, është detyra ime që t’Ju jap hapësirën e virtytit dhe frymën e forcës, t’u nxit të kërkoni më shumë, më tepër dhe të besoni më ndershëm tek vetja.
▶️Ju jeni burimi dhe frymëzimi im i çdominutshëm, prandaj dhe energjia ime është atribut dhe dedikim i adrenalinës suaj të shndërruar në motiv dhe vizion mbi modelin e drejtimit të bashkisë, mbi politikat social-ekonomike të Pukës dhe mbi perspektivën e saj zhvillimore.
E ardhmja dhe zhvillimi ekonomik i Pukës do të ketë fytyrën e bukur të rinisë pukjane🫶❤️
▶️Zoti i bekoftë të rinjtë dhe të rejat e Pukës!
Të gjithë besimtarëve katolikë dhe atyre që e festojnë Shënkollin, u përcjell urimet më të mira për ju dhe familjet tuaja!
🙏Me dëshirën më të madhe që kjo festë të jetë e shoqëruar më gëzime dhe në paqe për të gjithë ne, uroj çdo familje pukjane për begati dhe mbarësi të përheshme!
🙏Festofshim të bashkuar, në harmoni me njëri-tjetrin e me zemër të mirë!
🙏URIME dhe për shumë mot! Festofshi të lumtur familjarisht! Zoti ju bekoftë!
𝑷𝒆̈𝒓𝒛𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒔𝒊𝒔𝒉𝒕, 𝑹𝒓𝒐𝒌 𝑫𝒐𝒅𝒂𝒋