CERMONIA E NËNSHKRIMIT TË BINJAKËZIMIT MES BASHKISË PUKË DHE KOMUNËS SIGNA

Sot ishte planifikuar të mbahej në Pukë ceremonia e nënshkrimit të marrveshjes mes bashkisë Pukë dhe komunës Signa në Itali. Kryebashkiaku z.Gjon Gjonaj i shoqëruar nga zevendëskryetarët z.Mustaf Kopani, znj.Ershela Gjoni, z. Kristjan Marku zhvilloj një ceremoni solemne në shenjë solidariteti me popullin vëlla të Signa-s në Itali.
Me nderime u ekzekutuan dy himnet kombëtare të dy popujve, teksa para bashkisë Pukës u ngrit flamuri shqipatar e përkrah tij dhe ai Italian.

BASHKIA PUKË I VJEN NË NDIHMË TË MOSHUARVE ME USHQIME DHE MEDIKAMENTE

Izolimi i banorëve të bashksë Pukë ka sjell dhe mungesë në ushqime dhe medikamente për moshën e tretë në veçanti si dhe për familjet e varfëra. Bashkia e Pukës me stafin e saj përkatës ka nisur shpërndarjen e pakove ushqimore dhe medikamenteve përkatëse, sipas udhëzimeve të mjekëve, në të gjithë territorin e bashkisë, duke mos lënë në harresë edhe fshatrat më të thella.

MASAT QË DUHEN ZBATUAR PËR MBROJTJEN NDAJ COVID-19

Nisur nga masat e përshkallëzuara për sa më shumë KUJDES dhe mbrojtje ndaj COVID-19, bashkia Pukë kërkon mikuptimin e të gjithë pronarve të bareve dhe restoranteve në qytet dhe Njësitë Administrative që të respektojnë distancen prej dy metër të tavolinave nga njëra-tjetra si dhe të bëjnë dezinfektimin periodik pas largimit të çdo klienti.
Ndoshta krijon pak vështirësi, por është domosdoshmëri për të mbajtur zonen tonë të pa prekur.