REALIZOHET NDRIÇIMI NË RRUGËN E TUNELEVE TË QYTETIT TË PUKËS

Është realizuar ndriçimi i rrugës së tuneleve në qytetin e Pukës, një kërkesë e vazhdueshme e banorve të lagjes së re. Një investim modest, por që ka efekt të madh në lehtësimin e levizjes së qytetarve që përdorin këtë rrugë. Ndriçimi i rrugës së tuneleve i lë vendin investimit për ndriçimin e rrugës së lagjes Zezaj.

URIMI I Z.GJONAJ PËR KRISHTLINDJEN

Z.Gjon Gjonaj shprehu urimet e Krishtlindjes në mjediset e famullisë katolike “Zoje e Papërlyeme” Pukë. Teksa uroj famullitarët e zonës tonë, Dom Giovani Fiocchi dhe Dom Zef Marku, Kryebashkiaku tha se festa si kjo e Krishtlindjes janë çaste reflektimi, të cilat vin si një shpresë e re për jetën.

INAGUROHET QENDRA E TURIZMIT DHE ZHVILLIMIT RURAL NË PUKË

Kemi krijuar një tjetër realitet të ri për Puken. Fal bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit me Rrjetin e “SOT PËR TË ARDHMEN” fondet e qeverisë austriake dhe dashmarisësisë të znj.Fabiola Laço Egro, u bë I mundur rikonstruksioni I ish godinës të Shërbimit Informativ, e cila ishte kthyer në një germadhë dhe vendepozitim mbetjesh, duke u kthyer në një rrezik potencial, por dhe si një imazh I keq I qytetit për shkak dhe të pikes strategjike ku ndodhet objekti.