Kemi nisur punë me një ekip projektuesish për hartimin e projektit për impiantin e përpunimit të ujrave të zeza, rivitalizimin e liqenit të Kukajve, ndërtimin e shetitores rreth tij dhe lidhjen e këtij liqeni me atë të qytetit.Kryebashkiaku Gjonaj ishte sot në terren me ekipin e ekspertve ku brenda një kohe të shkurtër do i vën në dispozicion qeverisë projektin që përmbush një tjetër objektiv për Puken turistike.
Bashkia Pukë, nisur nga shifrat në rritje të të prekurve nga Sars Cov-2, COVID-19, ju apelon për sa më shumë KUJDES dhe respektim të masave mbrojtëse. Raste të prekurish nga COVID-19 aktualisht ka vetëm në fshatrat Gjegjan e Gojan të njësisë administrative Gjegjan, si dhe në fshatin Qelëz të njësisë me të njëjtin emer.Qyteti i Pukës, prej 6 Janarit zyrtarisht nuk ka raste të reja të prekurish, por kjo nuk do të thot të neglizhohet në respektimin e masave mbrojtëse.
Shembjet e vazhdueshme në fshatin Katund, njësia administrative Qelëz, kanë berë sërish të detyrueshme ndërhyrjen e Fadromës për të zhbllokuar rrugen që pëson shembje ritmike për shkak dhe të paqendrueshmërisë së tokës në këtë zonë.
Bashkia Pukë në kuadër të nxitjes të zhvillimit të turizmit në territorin tonë kemi ofruar sinjalistike dhe tabela për bujtina, restorante dhe parqet e Bletëve.”Kuzhina tradicionale e paraqitur si ofertë turistike” është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Fondeve IPA Cross-Border Montenegro – Albania 2014-2020.Ky projekt zbatohet nga: Agjensia e Zhvillimit Rajonal për Bjelasica, Komovi dhe Prokletije; Organizata Kombëtare e Turizmit për Malin e Zi; Eco-Partner për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Bashkia Pukë