Bashkia Pukë njofton shpalljen e vendeve të lira të punës, sipas kategorive përkatëse. Aplikimi dhe procedurat e mëtejshme, do jenë në përputhje me ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”. Garantojmë, aplikantët për mbarëvajtjen, ligjshmërinë dhe transparencën e plotë të rekrutimit të nëpunësve, process ky, i cili monitorohet rigorozisht nga Shërbimi Civil.
Në kuadër të projektit “To Be Ready” Shqipërisë i janë dhuruar tre mjete me kilometrazh zero, të specializuara për fikjen e zjarreve në terrene të vështira. Një prej këtyre mjeteve i është akorduar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bashkisë Pukë.
Tani duke bërë vetëdeklarimin e adresës ku banon, ti përfiton lehtësisht në të gjitha shërbimet publike.
Hyr në e-Albania https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx… dhe saktëso adresën tënde!
Me një investim prej 80 mijë USD Puka do të ketë qendren e vet të grumbullimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore.
Kryebashkiaku Gjonaj priti në një takim pune përfaqësues të Ministrisë të Bujqësisë, UN Women, FAO, AICS dhe RTM në kuadër të projektit “GREAT – Barazia Gjinore dhe Turizmi”
Bashkia e Pukës është përzgjedhur ndër tre bashkitë e Shqipërisë (Puka, Elbasani dhe Kolonja).
Në këtë kuadër bashkia Pukë do të ndërtoi qendren e vet të grumbullimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore, duke ndihmuar grat e zonave rurale, por njëkohësisht dhe duke eleminuar një tjetër germadhë në hyrje të qytetit.