Me rastin e 9 Qershorit, “Ditës së Kulturës Pukjane”, Bashkia Pukë, si asnjëherë tjetër më parë, ka organizuar një programacion të larmishëm veprimtarish, të cilat do të kulmojnë me koncertin festiv në orën 19:30 në sheshin e qytetit, me pjesëmarrjen e shumë artistëve dhe këngëtarëve të Ansamblit Popullor Puka.
Mirëprita z. Mark Rupa, profesor në Universitetin e Tiranës dhe z. Michael Mussong, profesor për zhvillimin e qëndrueshëm në shkencat e aplikuara në Gjermani, me të cilët bashkëndava vizionin e Bashkisë Pukë në fushën e turizmit, si dhe qasjen ndaj potencialeve që ofron treva jonë, për t’i shndërruar në burim ekonomik dhe mirëqënie për banorët.
Për dy netë me radhë, Puka u shndërrua në kryeqendrën e manifestimit të vlerave burimore folklorike nga të gjitha trevat mbarëkombëtare, ku grupet pjesëmarrëse përcollën tek publiku artdashës, jo vetëm cilësi të lartë artistike, por dhe një larmishmëri ngjyrash kostumografike, si një identitet i çmuar pasuror kombëtar.
Me datat 31 Maj dhe 1 Qershor 2025, qyteti ynë do të jetë sërish mikpritës i grupeve pjesëmarrëse nga të gjitha trevat shqipfolëse, të cilat do të prezantojnë para publikut artdashës pukjan programet e tyre artistike.