Uniforma, armet apo dhe paisjet e tjera të shfaqura në një ekspozite nga forcat e armatosura në qytetin e Pukës, kanë tërhequr vëmëndjen e mjaft qytetarëve, ku vëmëndjen më të larte e kanë patur të rinjt. Kjo ekspozite vjen me qëllimin për të rekrutuar ushtarë të rinj për ti shërbyer vendit tonë.
Një i ri që sot zgjedh të jetë pjesë e Forcave të Armatosura dhe synon një karierë ushtarake Duhet të jetë shtetas shqiptar, 18 deri 27 vjec Të ketë mbaruar të paktën arsimin 9- vjecar duke ju mundësuar më pas arsimimi i mëtejshëm falas.
📍Bashkia Pukë ka potenciale të mëdha turistike, të cilat ne do t’i shndërrojmë në indikatorët kryesorë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
📍Mungesa e vizionit dhe e strategjive konkrete në këtë fushë, ka sjellë pasoja të mëdha që lidhen kryesisht me paaftësinë tërheqëse të flukseve turistike.
📍Ne, e kemi prioritet dhe si të tillë, po hartojmë një strategji afatgjatë të zhvillimit të turizmit, mbështetur në ndikimin që do të ketë ky sektor në treguesit ekonomik, social, kulturor dhe mejdisor në komunitetin tonë, përmes së cilit synojmë punësim, nxitje të iniciativës private për bujtina dhe hoteleri, biznese që promovojnë dhe prodhojnë produkte mirëfilltazi për turistë, etj.
📍Me këto pamje nga fshati #Buzhalë, Njësia Administrative #Qelëz, një perlë e ndërthurjes së bukurive natyrore, por dhe një arterie e rëndësishme e qarkullimit të flukseve të mëdha të vizitorëve, ju uroj një ditë të mbarë dhe të shëndetshme, kudo që ndodheni!🙏