E shquar gjithmonë për pastërtinë, ajrin e pastër dhe masivin e madh pyjor të pishave, Puka, dalëngadalë po kthehet në një destinacion ideal për turizëm. Turistet përveçse kënaqen me natyrën në qytetin e Pukës, aty gjejnë edhe bujarinë e e banoreve, të cilët janë larguar, por po kthehen gjatë stinës se verës.
Miqtë e mi!
Qytetarë të nderuar!
✅ Të bindur se në demokraci llogaridhënia dhe transparenca janë parimet bazë mbi të cilat mbështetetet mirëqeverisja dhe miradministrimi i institucioneve, dëshiroj të ndaj me ju, ecurinë e këtyre 365 ditëve në drejtimin e Bashkisë, ku së bashku me stafin, jemi përpjekur për të përmbushur me vendimmarrje, me hartime dokumentesh strategjike dhe me punë të dobishme disa nga premtimet tona, të cilat padyshim që kanë impaktin e tyre të drejtpërdrejt në komunitet.
📍”Bashkëqeverisja me qytetarët”, është praktikë koherente me premtimin tonë, pasi përmes dëgjesave, takimeve dhe konsultimeve me banorët, kemi ndërmarrë vendime dhe janë hedhur hapa që objektivat dhe synimet e fushatës elektorale të shndërrohen në nisma konkrete. Përmes këtij parimi Bashkia ka qenë e hapur për të marrë mendime dhe propozime për aspekte të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Pukës.
✅ Janë bërë disa punë publike me interes komunitar, të cilat konsistojmë në përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës rrugore rurale në të gjitha njësitë administrative, është ndërhyrë në rrjetet ndriçuese publike, është siguruar një shërbim më cilësor dhe më transparent për qytetarët, duke shmangur burokracitë dhe sorrollatjet e panevojshme të tyre, janë organizuar veprimtari promovuese në drejtim të turizmit etj, si dhe janë në proces një sërë projektesh dhe investimesh që do të realizohen në të ardhmen e afërt, gjithnjë në bashkëpunim me qytetarët.
✅ Është bërë e mundur ulja me 30% e tarifave vendore për qytetarët, por kryesisht për biznesin e vogël, një vendimmarrje e “guximshme”, e cila në thelbin e saj ka patur krijimin e mundësive për t’i siguruar qytetarëve një impakt në kostot e jetesës, si dhe për t’i dhënë një frymëmarrje lehtësuese njësive tregëtare dhe për të ndikuar sadopak në qasjen stimulese të tyre.
✅ Kemi krijuar një administratë funksionale, me specialistë të fushave, e cila efiçiencën dhe efektivitetin e punës e mbështet në treguesit e performancës dhe rendimentit.
📍Sigurisht, në këtë hark kohor kemi gjetur dhe pengesa, jo të panjohura për ne, të cilat shpeshherë kanë ndikuar në ngadalësimin e ritmit të punëve dhe të çfokusimit nga objektivat tanë.
✅ Me ju në krah, si aleatin dhe partnerin më të besueshëm, ne do bëjmë të mundur mbajtjen e çdo premtimi të dhënë, si dhe do t’i japim Bashkisë Pukë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Nderim dhe mirënjohje për të gjithë Ju!🙏