Pas më shumë se 24 orësh punë dhe shumë përpjekjeve, shpesh të rrezikshme, nga ana e efektivëve Zjarrfikës dhe atyre të Shërbimit Pyjor dhe strukturave të tjera të bashkisë është bërë e mundur vënja nën kontroll e flakve që përfshin masivin pyjor pranë vend-depozitimit të mbetjeve në Qafë Qerreti.
Bashkia Pukë i apelon të gjithë barinjëve dhe personave që frekuentojnë vendepozitimin me qëllim mbledhjen e sendeve metalike të bëjnë KUJDES, pasi një pakujdesi e vogël sjell dëme të mëdha për sipërfaqet pyjore.
Fatmirësisht nga vatra e zjarrit që u shkaktua të Djelen nuk janë shkaktuar dëme në drurët pyjor, ndërkohë që siperfaqja e përshkuar nga flakët është e konsiderueshme.
Shërbimi Pyjor dhe ai Zjarrfikës do të vijoi monitorimin e territorit, pasi rreziku mbetet ende evident.

Për më tepër klikoni në link: https://www.facebook.com/236776123325015/videos/1354147208129004/