2Kreu i bashkise Pukë, z.Gjon Gjonaj mori pjesë  në fillimin e punimeve për ndërtimin e shetitorës në qëndër të njësisë administrative të Gjegjanit.
Përme këtij investimi synohet të krijohet një mjedis funksional me një pamje të re për qytezen, ndërsa shmanget dhe rreziku për këmbësorët.
Kryebashkiaku Gjonaj e konsideroi si një prej investimeve të rëndësishme që po realizohen këtë vit në territorin e bashkisë së Pukës.
“Sot nisim një investim të rëndësishëm për trotuarin dhe ndriqimin në këtë zonë, duke shmangur rrezikun për këmbësoret e duke krijuar një pamje të re për qytezes” tha ndër të tjera z. Gjonaj
Gjonaj e ka cilësuar 2017 si vitin e Gjegjanit, ndërsa paralajmëroj se 2018 do të ishte 4viti i investimeve në njësin administrative të Qelzës.
“Këtë vit jemi të përqëndruar me investimet nga buxheti i bashkisë këtu në Gjegjan, pasi këta banorët e meritonin përkujdesjen, ne nuk do të ndalojmë këtu por viti i ardhshëm do të jetë viti i përqëndrimeve të investimeve me buxhetin e bashkisë një njësin administrative të Qelzes, një zone po kaq e rëndësishme sa Gjegjani” u shpreh
kryebashkiaku.
3Shetitorja e Gjegjanit përfshin dhe asfaltimin e segmentin nga qëndra e njësisë drejt Qëndrës Shëndetësore të Gjegjanit, ndërsa kjo rrugë sëbashku me shetitoren 1 km të gjatë do të jenë me sistem ndriqimi, linja elektrike dhe fibra optike.
Vlera e investimit është 18 milion lekë, fond I akorduar nga buxheti I bashkisë, ndërsa investimi pritet të përfundoj në harkun kohor të 65 ditëve.