Kreu i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj priti sot ministrin e Mjedisit, z.Blendi Klosi dhe pedagog të Fakultetit të Pyjeve në kuadër të fillimit të projektit për luftimin e Proçesionares, krimbit të kthyer në kërcënim për pyjet tona.
Puka krahas implementimit të projektit do të ketë dhe laboratorin fushor për riprodhimin e larvave që luftojnë Proçesionaren.
Lufta kundër Proçesionares do të shtrihet në vazhdim në të gjithë Shqipërinë nën emrin “Aksioni Puka”
Po sot nga Puka u prezantua dhe ligji i ri për pyjet.

Për më tepër klikoni në link: https://www.facebook.com/236776123325015/videos/1558025394365606/