Drejtuar të gjithë mësuesve

Të nderuar mësues të shkollave të Bashkisë Pukë!
Më lejoni që në cilësin e kryetarit të Bashkisë përzemërsisht t’ju uroj Gëzuar festen e 7 Marsit.
Dita e 7 Marsit është një moment i rëndësishëm në historinë shqiptare të dijes. Ajo pasqyron në vetvete rrugën e vështirë për mbijetesën dhe vetëdijen tonë kombëtare në shekuj, si dhe rrugën e gjatë të krijimit e konsolidimit të sistemit arsimor, si dhe refleksionet e këtij sistemi përballë sfidave të reja të kohës sonë në rrugën e integrimit evropian.
7 Marsi sjell në kujtesën tonë të përbashkët dhjetra emra mësuesish e edukatorësh, ndër më të shquarit e të spikaturit në periudha të ndryshme të arsimit në Pukë, shembuj të sakrificës dhe pse jo, të heroizmit, të cilët kanë kultivuar krahas të tjerash edhe vlerat më të mira të patriotizmit e të atdhedashurisë, duke e përvijuar atë si një ditë-simbol të arsimit, por, po aq edhe e edukimit atdhetar, patriotik e qytetar.
Të nderuar mësues!
Sot në këtë 7 Mars si përfaqësues i çdo pukjani ju them me bindjen e plotë se ndjehemi krenarë me punën tuaj dhe përulem me nderimin më të thellë para kontributit tuaj për arsimimin e brezave në Puken tonë të dashur. Në këtë 7 Mars une shpresoj se çdo njëri prej Jush të kuptojm peshen e madhe të përgjegjësisë që keni teksa transmetoni dije dhe edukim.
Sot shoqëria pukjane ashtu si e gjithe Shqipëria po kalon kohë të vështira dhe shpesh me sfida përball arsimit dhe rritjes së një shoqërie të shëndosh. Kjo është sfida e ne të gjithve përball përgjegjësisë për të ardhmen tonë.
Fort të dashur mësues në shkollat e qytetit të Pukës, në Gjegjan, Rrape, Luf Qerret e Qelez  vetdijëshëm se shpesh ndër ju ka dhe nga ata që përballen me vështërsit e terrenit, apo mungesen e kushteve në ndonjë Shkollë ju ftoj të gjithve të bëjmë më të mirën e mundshme ndaj fidanishtës së Pukës tonë që ka aq shumë nevoje për njerëz të dijes. Kontributi juaj lë gjurm në mendjen e nxënësvë përjetësisht, ashtu siç ne kujtojmë kontributin e mësuesve tanë.
Si kryetar I Bashkisë jam dhe do të jem plotësisht I angazhuar që çdo mësues I Bashkisë Pukë të ketë kushtet e duhura për zhvillimin normal të proçesit të mësimdhënjes I bindur se investimi për Shkollen është investimi për të ardhmen.
S’fundmi një urim të vacant kam për të gjithë ata mësues që sot janë në pension. Mirnjohje dhe respekt per kontributin e çdo njerit prej jush që aq shumë investuat nga vetja për Puken duke I dhuar breza te mrekullueshem, intelektual të denjë e një shoqëri me emer të mire, siç e kanë pukjanët kudo punojnë dhe jetojnë.
Mirnjohje dhe respekt me përulje dhe ndaj të gjitha atyre mësuesve që sot nuk jetojnë më, por që pas na lan kujtimet e bukura të kontributit të tyre fal këtij misioni fisnik.
Gëzuar 7 Marsi të gjithve!
Sinqerisht
Gjon GJONAJ
Kryetar I Bashkisë Pukë