Të dashur besimtarë katolikë dhe mbare banore të Pukës!
Është kënaqësi e madhe për mua t’ju uroj sot festen e Pashkëve, e cila mbart për të gjithë ne simbolika te bukura dhe të vlefshme, ndersa sakrifica për jeten e ndershme është një hap I rëndësishem drejt virtytit.
Pashkët na kujtojnë dhe na ngjallin Shpresën, që aq shumë na nevojitet, për jetën tonë, për punët tona, për familjet tona, për të ardhmen tonë. Pashkët na rikujtojnë rëndësinë e lartësimit të njeriut drejt besimit, rrugës së drejt dhe të ndershme. Mbi të gjitha, Pashkët na kujtojnë Ringjalljen, këtë mrekulli njerëzore dhe qiellore, për të cilën kemi aq nevojë. Vëllezer dhe motra pukjanë, në këtë ditë kur dhe ne po përballem me sfida dhe veshtirësi, qëllimi është ai I të arshmes së begat për Puken dhe pukjanët, për familjet dhe fëmijët tanë, të cilët jetojnë me shpresen e humbur se këtu nuk mund të ndërtohet e ardhmja. Sakrificat për të ndryshuar këtë realitet jane po aq të mundsimshme dhe të dhimshme sa vete simboli I Pashkeve, por qëllimi është thuajsi I njejt, për të garantuar të ardhme me dinjitet njerzor.
Uroj që kjo festë e ringjalljes dhe simboli që mbartin Pashkët të na ndihmojnë të behemi më të mirë, më të butë , më të dashur dhe me njerzor, për veten, për vendin dhe për të gjithë. Në këtë festë të shenjtë të Pashkës ju uroj secilit prej jush dhe familjeve tuaja: dashuri, lumturi, paqe dhe miqësi!
Gëzuar Pashkët!
Gjon Gjonaj
Kryetar I Bashkisë Pukë