MESAZH URIMI I KRYETARIT TË BASHKISË PUKË, z.GJON GJONAJ ME RASTIN E FESTËS SË FITËR BAJRAMIT

Të dashur vëllezer dhe motra të besimit Islam, teksa sot përmbyllet muajin e Ramazanit duke prituar festen e Fiter Bajramit, më lejoni të uroj të gjithë agjëruesit e këtij muaji, Agjërimi të pranuar.
Përmes sakrificës tuaj, ju jo vetëm plotësuar një ndër detyrimet e urdhërit hyjonor, por përcollet mesazhin se besimi është mbi të gjitha devotshmëri, përmes të cilit tejqohet durimi, falja dhe bashkimi me më të dobëtit.
Në këtë prag të Fitër Bajramit një mësazh të veçant kam për të gjithë besimtarët mysliman, dhe jo vetëm. Qoft kjo festë, dita e shpërblimit për veprat tuaja të mira në respekt të besimit dhe krijuesit të gjithësisë.
Festat gjithnjë janë moment të reflektimit, të paqes dhe dashurisë, ndaj uroj për të gjithë ju bashkëqytetarët e mi, sa me shume paq, dashuri dhe mirqënje.
Ne të gjithe kemi nevojë për paqe, dashuri dhe tolerancë, ndaj nën shembullin që na sjell mesazhi I Fiter Bajramit, apo siç e njohim ndryshe Bajrami I madh, uroj më të miren për çdo banorë të bashkisë Pukë.
Teksa jemi në festen e shpreses, ju ftoj të gjithve të jetojmë me shpresen dhe besimin se e ardhmja do të jetë e begatë edhe ktu në vendlindjen tonë.
Gjatë këtyre kohëve në bindjen time kemi bër shumë, ashtu siç me bindje e them se kemi akoma shumë për të bërë.
Në këtë çast të rëndësishëm bashkë më urimin dëshiroj të përcjell dhe një falenderim të veçant për të gjithë ju që bashkëpunuat me ne në drejtim të zhvillimit.
Një urim të veçantë për të gjithë ata që janë në vështirësi, për të gjithë ata që ndjejnë mungesen e të dashurve të tyre, apo ata që janë larg familjeve.
Gezuar Fitër Bajramin, festat e gëzimet, qofshin gjithnjë pjesë e familjeve pukjane!

Sinqerisht
Gjon GJONAJ
Kryetar I bashkisë Pukë