Të dashur vëllezer dhe motra të besimit Islam, teksa sot përmbyllni muajin e Ramazanit duke prituar festen e Fiter Bajramit, më lejoni të uroj të gjithë agjëruesit e këtij muaji, Agjërimi të pranuar!
Sakrifica Juaj me Agjërim përcolli tek të gjithë, mesazhin se besimi është mbi të gjitha devotshmëri.
Në këtë prag të Fitër Bajramit dëshiroi t’ju uroj që si kjo festë familjet Tuaja dhe të të gjithë pukjanve qofshin të mbushura me atmosphere feste dhe gëzimi gjithnjë.
Festat gjithnjë janë moment të reflektimit, të paqes dhe dashurisë, ndaj uroj për të gjithë ju bashkëqytetarët e mi, sa me shume paq, dashuri dhe mirqënje.
Vllezër dhe motra të bashkisë Pukës!
Ne të gjithë kemi nevojë për tolerance dhe falje ndaj ditë si kto të Fitër Bajramit jane një mundësi e mirë që të zbusim zemrat, të kapercejm inatet dhe të falim për hirë të Zotit që në çdo fe porosit për tolerancë dhe falje.
Teksa jemi në festen e shpreses, ju ftoj të gjithve të jetojmë me shpresen dhe besimin se e ardhmja po bëhet e begatë edhe ktu në vendlindjen tonë.
Gjatë këtyre kohëve në bindjen time kemi bër shumë, ashtu siç me bindje e them se kemi akoma shumë për të bërë.
Në këtë çast të rëndësishëm bashkë më urimin dëshiroj të përcjell dhe një falenderim të veçant për të gjithë ju që bashkëpunuat me ne në drejtim të zhvillimit.
Një urim edhe më të veçant për të gjithë ata që janë në vështirësi, për të gjithë ata që ndjejnë mungesen e të dashurve të tyre, apo ata që janë larg familjeve.
Gezuar Bajramin e Madh , festat e gëzimet, qofshin gjithnjë pjesë e familjeve pukjane!

Sinqerisht
Gjon GJONAJ
Kryetar I bashkisë Pukë