Të nderuar vëllezër dhe motra të besimit islam dhe mbarë ju qytetar të bashkisë Pukë, më lejoni që në këtë ditë të Kurban Bajramit t’ju përcjell urimet e përzemërta. Kjo festë e madhe, simbol i sakrificës na kujton dhe një herë të gjithëve, dashurinë e Zotit për njeriun, por dhe atë të njeriut për Zotin. Krahas kësaj, Kurban Bajrami na sjell mesazhin e dashurisë për njerin-tjetrin e kjo mishërohet më së miri përmes shpërndarjës së të mirave të tryezës së kësaj feste me më të varfrit. Përmes këtij mesazhi të përzemërt uroj që kjo festë e rendësishme ti gjej mirë dhe pa problem të gjithë banorët e bashkisë Pukë kudo që ndodhen. Uroj paqe e mirësi për familjet e zemëruara e në konflik, falje për të inatosurit, mirëqenie për të skamurit dhe shëndet për të gjithë ata që përballen me probleme shëndetësore. Si atmosfera që krijon kjo festë për besimtarët mysliman, ashtu qoftë atmosfera e çdo familje pukjane sot e mot. Ashtu të bashkuar si gjithnjë uroj të udhëhiqemi të gjithë nga mesazhet që përcjell të besuarit dhe feja si një drit shpresë dhe udhë larg të keqes. Uroj një festë të begatë e të gëzueshme për të gjithë!
Gëzuar Kurban Bajramin!
Mirësi në çdo familje pukjane!
Sinqerisht Gjon GJONAJ