Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po qëndron për disa ditë me pushime pranë familjes, kryetari I bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj përcolli sot një mesazh urimi me rastin e festës së Kurban Bajramit. Të nderuar vllezër dhe motra të besimit islam dhe mbarë ju qytetar të bashkisë Pukë, më lejoni që t’ju përcjell urimet e përzemërta me rastin e festës së Kurban Bajramit. Festa e madhe, simbol I sakrificës na kujton dhe një herë të gjithve, dashurin e Zotit për njeriun, por dhe atë të njeriut për Zotin. Krahas kësaj, Kurban Bajrami na sjell mesazhin e dashurisë për njerin tjetrin e kjo mishërohet më së miri përmes shpërndarjës së të mirave të tryezës së kësaj feste me më të varfrit. Permes këtij mesazhi të përzemërt uroj që kjo festë e rendësishme ti gjej mirë dhe pa problem të gjithë banorët e bashkisë Pukë kudo që ndodhen. Uroj paqe e mirësi për familjet e zemëruara e në konflik, falje për të inatosurit, mirqenje për të skamurit dhe shëndet për të gjithë ata që përballen me probleme shëndetësore. Si atmosfera që krijon kjo festë për besimtarët mysliman, ashtu qoftë atmosfera e çdo familje pukjane sot e mot. Ashtu të bashkuar si gjithnjë uroj të udhëhiqemi të gjithë nga mesazhet që përcjell të besuarit dhe feja si një drit shpresë dhe udhë larg të keqes. Uroj një festë të begatë e të gëzueshme për të gjithë! Gëzuar Kurban Bajramin! Mirësi në çdo familje pukjane!
Sinqerisht Gjon GJONAJ