Me dhimbje e përjetova lajmin për ndarjen nga jeta të ish kryebashkiakut të Pukës, z.Beqir Arifaj, i cili përkundër përpjekjeve maksimale të familjes dhe të afërmve e humbi betejen me këtë virus të pabesë në një prej spitaleve të Turqisë, ku po kurohej.
I udhëhequr nga ndjenja njerzore e cila evulon mbi ndarjet politike, në emrin tim përsonal dhe gjithë komunitetit pukjanë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Arifaj dhe gjithë të afërmve që sot me dhimbje përjetojnë këtë ngjarje të trishtë, shkaktuar nga vdekja e parakohshme.
Beqir Arifaj ishte një prej intelektualëve të shquar të Pukës dhe me gjërë, kontributi i të cilit është i çmuar jo vetem si arsimtar, drejtues i disa institucioneve arsimore, sekretar i këshillit bashkiak për tre legjislatura, nënprefekt i rrethit Pukë, por dhe si kryetar i bashkisë Pukës gjatë viteve 2011 -2015.
Si njohës i mirë i funksioneve që ka kryer, ai ka dhënë kontributin e një funksionari që nuk reshti drejt prefeksionimit duke u kthyer në një tregues se si korrektësisht një intelektual, pjesë e administratës shtetërore duhet të përmbush misionin e tij ligjor dhe jo vetëm.
Përpjekjet maksimale të z.Arifaj në funksionin e kryetarit të bashkisë i sollën Pukës disa zhvilime, të rëndësishme për kohen,  nuk munguan përpjekjet e pareshtura në kërkim të investimeve dhe zhvillimit për qytetin dhe lagjet e tij.
Z.Beqir Arifaj është ndër intelektualët dhe pushtetarët që ka lënë pas kontribute të shquara që bëjnë të reflektojme duke e rënditur në memorien e tonë.
Puka sot ka humbur jo vetëm një prej ish drejtuesve të saj, jo vetëm një intelektual, por dhe një prej qytetarve të denjë të saj.
Në raste të tilla, e aq më tepër kur ndarja erdhi para kohe, dhimbje për këdo që e ka njohur është e madhe ashtu sikurse për të afërmit dhe bashkëpuntorët humbja e njeriut të dashur i kalon skajet .
Z.Arifaj nuk ishte vetëm një familjar i mire, bashkqytetar i mire, intelektual i zoti, por dhe një bashkpuntor i shkelqyer. Nuk do e harroj përpjekjen e tij dhe bashkëpunimin tonë për hartimin e planit të rregullimit të territorit dhe orjentimin e Pukës drejtë zhvillimit të turizmit malor, kur ai ishte kryetar bashkie e unë një biznesmen që e ndihmoja me ekspertet hollandez.
Edhe një herë në emrin tim, të familjes time dhe të gjithë komunitetit pukjanë i shpreh ngushëllimet e sinqerta bashkëshortës, Fatimes dhe djemve, Arjonit dhe Besionit.
Uroj për ta forcë në përballimin e kësaj dhimbje të madhe!
Sinqerisht
Gjon GJONAJ
Kryetar i bashkisë Pukë