Mesazh ngushëllim i kryetarit të bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj
Drejtuar: Familjes së artistit, Ndue Shyti
Komuniteti të artistëve pukjanë
Me hidherim të thell mora vesh lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të artistit tonë të madhe, Ndue Shyti, vlerat dhe kontributi i të cilit do të mbeten përjetësisht.
Artisti i Popullit Ndue Shyti teksa u largua nga kjo botë na la pas si thesar të çmuar orkestrinen e krijuar prej tij, e cila sot po transmetohet nder breza si një pasuri e vyer, me të cilin Puka fal Ndojës është krenuar e do të krenohet gjithnjë.
I pagëzuar me të drejt si “Mbreti” i çiftelisë shqiptare, ky talent i paperseritshem ishtë një ambasador i çmuar I kulturës dhe popullit pukjanë të cilët I përfaqësoj në 450 koncerte të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare.
Nderi I Kombit Shqiptar, Qytetari I nderit të bashkisë Pukë, Ndue Shyti u largua nga kjo botë me shpresen se ne do e pasojmë talentin dhe deshiren e tij për artin dhe kulturen. Sot është moment të zotohem si kryetar I bashkisë Pukë se do të bëj çfar është e mundur të qoj përpara atë çfar ky bard I maleve tona na la si një pasuri të vyer.
I nderuar me 17 tituj e medalje kombëtare e ndërkombetare të cila gjithnjë ja dedikonte Pukë, emri I Ndue Shytit tashmë do të përjetësohet në Pallatin e Kultures Pukë, I cili nga sot me vendim të këshillit bashkiak do të mbaj emrin, Ndue Shyti.
E nderuar familje Shyti!
Të nderuar artist pukjane!
Me lejoni që në këtë ditë dhimbje për të gjithë ne pukjanët dhe jo vetëm, t’ju përcjell ngushëllimet e sinqerta.
Jam i vetdijshem se nga sot Puka dhe mbar Shqipëria humbi babain e çiftelisë dhe fyellit, Ndue Shytin, këtë artist të përmasave ndërkombëtare që me talentin e tij të lindur quditi boten teksa nga instrumentat e tij prodhonte tingujt që do të vazhdojne si jehonë e virtuozit të papërsëritshem të trevave tona, Ndue Shyti.
Ngushellime të sinqerta!
Gjon Gjonaj
Kryetar i Bashkisë Pukë