Ligji i ri për pyjet, i cili konsideron prerjen e drurve pyjor vepër penal që dënohet me heqje lirie kërkon masat e duhura, fillimisht duke sensibilizuar banorët që të bëjnë kujdes, pasi një drurë i prerë do të thot krim për të cilin nuk gjobitesh, por dënohesh.
Në këtë kuadër kryebashkiaku Gjonaj zhvilloi një takim me drejtues dhe punonjës të sektorit të pyjeve në bashki, të cilët tani e tutje kanë të gjithë kompetencat dhe përgjegjësit për mbrojtjen dhe menaxhimin e masiveve pyjore.
Kryetari i bashkisë, z.Gjon Gjonaj pas njohjes me ligjin e ri, I’u beri të ditur vartësve në Sektorin Pyjor se tani e tutje pesha e përgjegjësisë do të bie mbi ta nëse konstatohen dëme, autorët e të cilave nuk dihen. Çdo inspektor pyjor do të jetë përball akuzës për shpërdorim detyre nëse do të ndodh që pyjet të priten jashtë kritereve që përcakton ligji.
Një muaj kohë do të ketë Sektori Pyjor për të treguar respektimin e ligjit, më tej tha kreu i bashkisë, z.Gjonaj do të nisin masat që nga kërkesa për dorheqje e kreut të Sektorit Pyjor.
Kryebashkiaku Gjonaj teksa i premtoi mbështetje inspektorve në zbatimin e Ligjit të ri, ju premtoi atyre mbështetje duke ju bërë të ditur se askush nga dëmtuesit e pyjeve nuk do të ishte me imunitet, apo i mbrojtur.

Për më tepër klikoni në link: https://www.facebook.com/236776123325015/videos/601116320497707/