Nën drejtimin e kryetarit të Shtabit të Emergjencave, njëkohësisht nënkryetar i Bashkisë Pukë z.Astrit Kuçi, u mbajt sot mbledhja e Shtabit të Emergjencave në bashkinë e Pukës për të analizuar punen e kryer gjatë veres, por dhe masat e marra për të përballuar situatat emergjente që mund të shfaqen gjatë Vjeshtës, apo stinës së Dimrit. Z.Kuçi tha se me zjarret u bë një punë e mirë sa i përket jo vetëm sinjalizimit në kohë, por dhe shuarjes së tyre pa shkaktuar shumë dëme, ndërsa kërkohet kordinim i mëtejshëm për të ardhmen. Më pas anëtarët e Shtabit të Emergjencave në bashkinë Pukë raportuan mbi punen e kryer deri tani, por dhe masat në vijim. Drejtori i Shërbimit Pyjor në bashkisë Pukë, z.Gjin Filipaj bëri të ditur se viti që lam pas ishte ndër sezonet e suksesshme sa I përket numrit të vatrave të zjarrit, por dhe dëmeve të shkaktuara. Shefi i Sherbimeve në bashki, z. Behar Ademi në fjalen e tij u ndal tek zjarret në banese të cilat po lën pas dëme të konsiderueshme për familjarët, por po i kushtojne edhe kosto financiare bashkisë, e cila ndihmon familjet e prekura në vlera financiare aq sa është e mundur, ndërkoh bëri të ditur dhe nevojat për të përballuar stinen me reshje Bore.
Prania e hidrantëve në disa zona të qytetit që mundësojnë furnizimin e automjeteve zjarrfikës në raste zjarresh u raportua nga drejtori i Sh.A Ujësjellës Kanalizime, z.Petrit Deda i cili tha se më të krijuar mundësia e financimit këta paisje do të instalohen dhe në
disa nga zonat e qytetit ku mungojnë, por edhe në njësit administrative. “Zjarret e sivjetshme edhe pse të pakta në numër i kanë kushtuar Shërbimit Zjarrfikës kosto financiare të mjaftueshe në karburant, konsum e amortizim mjetesh dhe orë pune jashtë orarit”, bëri të ditur shefi i Shërbimit Zjarrfikës,z.Agron Hadroj i cili sugjeroj vendosjen e hidrantëve në zonat ku mungojnë, shtimin e personelit zjarrfikës gjatë sezonit të Veres, ndërsa bëri të ditur se janë marr të gjithë masat dhe për përballimin e situatave gjatë stinës së Dimrit.Kryekomisar Pal Marku, Shef i Komisariatit të Policisë Pukë bëri të ditur se Policia e Shtetit ka hetuar të gjithë rastet kur është dyshuar për vatra Zarri të qëllimshme. “Edhe pse sezoni i zjarreve ka përfunduar, hetimet tona vijoin” tha kryekomisar Marku, teksa shtoj se në përmbushje të detyrimit ligjor, Policia e Shtetit do të jetë e gatshme për të ndërhyr në çdo situate emergjente.
Shtabi i Emergjencave në bashkinë Pukë pritet që pas këtij do të hartoj një dokument, ku do të përshkruhen nevojat, i cili do ti drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile.