Nisur nga masat e përshkallëzuara për sa më shumë KUJDES dhe mbrojtje ndaj COVID-19, bashkia Pukë kërkon mikuptimin e të gjithë pronarve të bareve dhe restoranteve në qytet dhe Njësitë Administrative që të respektojnë distancen prej dy metër të tavolinave nga njëra-tjetra si dhe të bëjnë dezinfektimin periodik pas largimit të çdo klienti.
Ndoshta krijon pak vështirësi, por është domosdoshmëri për të mbajtur zonen tonë të pa prekur.
Rreziku më i madh janë mjetet e transportit publik, aq më tepër në kto ditë kur ka një fluks të shtuar levizjesh kryesisht drejt Pukës.
Dezinfektimi është i domosdoshëm.
Bashkia përmes Policisë bashkiake dhe strukturave lokale të Shëndetit Publik do të vijoi inspektimet ashtu sikurse dhe sot të këtyre mjeteve, por nga nesër e në vazhdim dhe të lokaleve.
Fatmirsisht deri këtë mbrëmje në Pukë nuk kemi asnjë rast të dyshuar. Shpresojmë të vazhdojmë kështu, por për këtë na duhet pak më shumë KUJDES nga sa po tregojmë.
🚨🚨🚨
🔘Të gjithë qytetarët janë të lutur të evitojnë daljet e panevojshme.
🔘Shumë e domosdoshme është evitimi i hyrjes në lokale.
🔘Dezinfektoni vendin tuaj të punës dhe banesat duke bër dhe ajrosjen periodike të banesave.
🔘Është me shumë rëndësi që keto kohë mos të neglizhojmë anomalit shëndetësore.
▫️Verehet një tabu e qytetarve nga frika e paragjykimit, por nuk ka asgjë për paragjykim dhe tabu. JU LUTEM! Kemi të bëjmë me çeshtje jete.
🔊Të nderuar qytetar duhet të jemi të ndërgjegjshëm për respektimin e masave. Ne jemi pjesë e një komuniteti që të gjithë kemi lidhje dhe kontakte dhe nëse na shfaqet një rast, ekspozimi dhe rreziku është me efekt zingjir.
Në kuadër të masava parandaluese, bashkia Pukë do të vijoi dezinfektimin me Hipoklorit, sipas udhëzuesit të Ministrisë të Shëndetësisë dhe Planit të Veprimit nga Komiteti i Ekspertëve dhe Institutit i Shëndetit Publik, të cilët po përshkallzojnë periodikisht masat ndaj COVID-19.
Faleminderit!