Këtë të Shtunë, kurorës së gjelbërt të qytetit të Pukës i shtohen edhe 1000 drurë të tjerë Akacie, të mbjell përgjatë skrapatave në grykëderdhjen e Liqenit të qytetit, e cila do të krijoje një tjetër pamje piktoreske për Puken. Aksioni i radhës erdhi pas pastrimit të kësaj pjesë nga mbeturinat e shumta dhe bimësia e egër që mbizotronte në hyrje të qytetit.
Pas kësaj zone, të hënen e ardhëshme Shërbimi Pyjor pranë bashkisë do të pyllëzoj skrapaten e zhveshur përball varrezave, ndërkoh që vijon aksioni për mbjelljet në rrugen e Qelzës.
Mbjelljet e reja, janë të parat kaq masive pas 28 vitesh në Pukë, ndërkoh që ne nuk përdorem fonde të vecanta, as tendera. Cdo gjë në këtë aksion po realizohet përmes kontributit vullnetar të kultivuesve të fidave dhe fal angazhimit tëmjeteve e burimeve njerzore që ka bashkia.Vetëm në këtë sezon mbjelljesh kemi bërë shumë-fishin e asaj që deri tre vite më parë të tjerët në bashkinë e Pukës I bënin duke përdorur fonde e tendera, investime të cilave sot nuk ju dihet nam e nishan.