Kryebashkiaku z. Gjon Gjonaj ishte sot i pranishëm në inagurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e Xhamisë “Kodër Hani” në qytetin e Pukës, ku të pranishëm ishin kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, hirësia e tij H.Bujar Spahiu, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, kreu i kishës katolike në Pukë, Dom.Giovanni Fiocchi, përfaqësues të forcave politike, besimtar mysliman dhe qytetarë të tjerë.
Në fjalen e tij kreu i bashkisë, z.Gjonaj uroj fillimin e punieve për ndërtimin e Xhamisë teksa tha se objekti i ri i kultit që nis të hedh shtat mbi historin e saj 400 vjeçare personifikon një pjesë të historisë të qytetit të Pukës. “Jam sot ktu në emrin e të gjithë banorve të bashkisë Pukë t’ju uroj fillim të mbar të punimeve për Xhamin historike të Kodër Hanit, objekt i cili veç rolit si institucion fetar simbolizon dhe një cop histori të qytetit të Pukës. Si kryetar i bashkisë Pukë jam vertet i lumtur që bashkë me transformimet rrenjësore të qytetit po ndertohen dhe xhamia, dhe kisha e re në qytet. Vëllezër dhe motra është përfolur shumë se bashkia ishte pengesë për lejen e ndertimit të këtij objekti fetar, por ja që koha vertetoi të kunderten e thashethemnajes së qëllimshme, ndërkohë që ne legalizuam 5 (pesë) objekte të komunitetit mysliman. Sigurisht nje punë e till do të bëhet edhe me pronat e komunitetit katolik. Kishat dhe xhamitë, por dhe të gjithë objektet e kultit janë kulturë dhe vende të edukimit e ndertimit të një shoqërie të shëndosh.
Harmoni, gëzim dhe begati uroj për ju dhe çdo familje pukjanë që shpresoj të jenë bashkë siç kanë qenë të pa ndarë për shkak të fes, krahinës, apo bindjeve politike”, tha ndër të tjera kryebashkiaku Gjonaj.

234