RROK DODAJ

KRYETAR I BASHKISË PUKË – CV

 

Lindur më 20 Dhjetor 1967 në Gomsiqe, Pukë, ai është pasardhës i një familje, që ndër shekuj shquhet për kontribut patriotik dhe për virtyte të larta mikpritjeje dhe bujarie.

Rrok Dodaj eshtë diplomuar në Akademinë e Sportit, në vitet 1986-1990. Ka një eksperiencë të hershme si drejtues institucionesh arsimore, ku në vitet 1995-1997,  ka punuar drejtor i shkollës nëntëvjecare Gomsiqe. Që herët z. Dodaj është përfshirë në qeverisjen vendore. Ai ka drejtuar Këshillin e Komunës Qerret në vitet 1996-2000 dhe më pas është zgjedhur kryetar i kësaj Komune për katër mandate rradhazi, nga viti 2000-2015.

Zoti Dodaj karakterizohet nga një natyrë e zellshme në punë. Ai shquhet për një marrëdhënie të shkëlqyer me banorët e zonës, duke qëndruar gjithmonë në kontakt me problemet e tyre.

Ka një mbështetje të madhe nga të rinjtë, për vetë pasionin e përbashkët me sportin. Për një kohë të gjatë në vitet 2003-2015, ai është anëtar i Kryesisë së Këshillit të Qarkut Shkoder. Anëtar i kahershëm i PD, që në themelimin e saj.

Marrëdhënia me komunitetin, kualifikimet dhe certifikimet e ndryshme nga institucione vendase dhe të huaja që lidhen me aspekte të politikave hartuese dhe menaxhuese të pushtetit vendor, e bëjnë sot. Z. Dodaj, kryetarin më të votëbesuar, i cili me ambicien dhe vizionin e tij qeverisës ka projektin më të mirë për zhvillimin e Pukës.

Krijimi i një infrastrukture rrugore që të integrojë gjithë zonat e Bashkisë Pukë, sistemet e ujësjellësave dhe sigurimi i cilësisë së shërbimeve janë sfidat që kryetari Dodaj premton ti zgjidh me përvojën, zellin dhe vizionin e tij.