Z.Gjon Gjonaj ka inspektuar sot aksionin për mbjelljet me akacie të skrapatave që përshkojnë segmentin rrugor të rrugës së Qelzës, në të cilën bashkia e Pukës ka nderhyr me forcat dhe mjetet e veta për mbjelljen e rreth 3000 drurve të llojit Akacie.
Përmes këtij aksioni, i cili po zhvillohet me porosin e vetë kryebashkiakut të Pukës, synohet evitimi i rreshqitjeve të inerteve mbi trupin e rrugës, si pasoje e të cilit shpesh janë shkaktuar pengesa për qarkullimin, ndërsa në disa vende është dëmtuar dhe shtresa e Asfaltit.
Gjonaj thot se me këtë ndërhyrje, veç shtimit të drurve që në Pukë nuk mbillen prej 28 vitesh, po i bëhet një shërbim I madh sigurisë së banorve të zonës, pasi mbjelljet e reja do të eleminojnë rrëshqitjet masive.
Bashkia e Pukës këtë vit ka mbjell 5000 drure, të cilat edhe gjatë këtij muaji do të pasohen nga mbjellje të tjera në skrapaten përball varrezave të qytetit, dhe në skrapatat poshtë unazes së madhe të qytetit, në grykderdhjen e rezervuarit dhe në pjesen kurrizore që lidh zonen e ish Qetave vullnetare deri pranë kryqëzimit të OSHEE.